Në kulmin e Covid, zhvendos biznesin e saj të konsulencës nga Italia në Shqipëri - Business Magazine Albania

Në kulmin e Covid, zhvendos biznesin e saj të konsulencës nga Italia në Shqipëri

nga Italia në Shqipëri

Pikërisht kur sipërmarrjet po mbyllen gjithandej, Maria Chiara Petrone ka mbi një muaj në Shqipëri dhe ka vendosur të hapë sipërmarrjen e saj këtu.

Pasi është njohur me mundësitë në Shqipëri, Maria Chiara është bindur që duhet të tranferojë sipërmarrjen e saj. Kur e takojmë kuptojmë se dinamika e Tiranës dhe taksat më të ulëta se e kanë bindur të zhvillojë sipërmarrjen e saj të konsulencës në Shqipëri.

“Jam lidhur me Shqipërinë përmes një avokati shqiptar, me të cilin bashkëpunoj. Ai më ka prezantuar një panoramë më të mirë krahasuar me Italinë, përsa i përket ritmit të zhvillimit. Në Itali, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë në vështirësi, mbi të gjitha ato me TVSH. Atje ka një klimë shumë të pasigurt ekonomike dhe sociale”, thotë ajo.

Avokati e ka sqaruar për kuadrin fiskal për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, i cili i duket i dobishëm për sipërmarrjet, ndaj ka zgjedhur të mësojë më shumë dhe të vijë këtu për të parë realisht mundësitë. “Sapo erdha në fakt, më është hapur një dirtare e madhe. Shqipëria është një territor me shumë mundësi, në ndërtim dhe në zhvillim të plotë dhe rrjedhimisht gati për të pritur risi që mund të vijnë nga Italia apo vende të tjera si Gjermania, Zvicra dhe Europa”, thotë ajo.

Kjo është përvoja e saj e parë dhe tregon se kur mbërriti në Tiranë, gjeti një ambjent shumë mikpritës e të hapur për risitë. “Kjo më duket një lehtësi e madhe nga këndvështrimi i biznesit. Fokusi im i biznesit është business scouting dhe business Development, ku ndihmoj sipërmarrje të vogla dhe të mesme për t’u zhvilluar jashtë Italisë, për të krijuar marrëdhënie të reja tregtare mes strategjive të marketingut të orientuara drejt gjetjes së tregjeve të reja dhe klientëve potencialë, si dhe mundësinë e rritjes së markës në një territor”, thotë ajo.

Lexo: Elvin Guri: investimi në atdhe, përplasje mes ideve romantike të diasporës dhe realitetit në vendin amë

Sipas saj, tregu italian është maturuar ndërsa shumë më konkurencë ofron territori shqiptar. Ndaj ajo sheh një alternativë të mire, ku të krijojë mundësi të reja edhe në vendet përrreth si Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Turqia.

“Think big, act bigger”,  është motoja e saj dhe objektivi kryesor është suksesi, investimi i kohës dhe energjisë për zhvillimin dhe ndërtimin e një marke në një kontekst të caktuar ekonomik. Ky nuk është një rriugëtim imediat, tregon ajo, por një rrugëtim ndërtimi të identitetit të brandit dhe imazhit të brandit, përmes strategjive të fokusuara të komunikimit.

Maria Chiara ka lindur në Lovere, provincia e Bergamos, ku jetoi për 13 vite, pastaj është transferuar në Benevento, ku ka vazhduar studimet. Studimet universitare i zhvillon në Romë, ku nis dhe karrierën e saj profesionale.

Me rëndësi për të ishte bashkëpunimi me zyrën e shtypit të Vittorio Sgarbit, një përvojë vendimtare për jetën e saj, pasi sapo mbyll atë marrëdhënie pune, vendos të hapë një sipërmarrje komunikimi dhe marketingu MCP CONSULTING AND MANAGEMENT dhe të ofrojë shërbime konsulence për ndërmarrje dhe personazhe publike.

Maria Chiara tregon se, “falë punës sime, e cila më ka mundësuar të udhëtoj arrij të administroj sipërmarrjen, nga ndërkombëtarizimi deri tek eksporti dhe menazhimi i ndërmarrjeve. Ndërkohë, falë punës time si press agent dhe manager, prej vitesh bashkëpunoj me radio dhe televizione të rëndësishme në Itali si Rai dhe Mediaset, apo të përditshme kombëtare italiane. Atyre u kam sinjalizuar, jo vetëm përvojën time në Shqipëri, por edhe boom-in e rritjen e sipërmarrjeve të reja të ndërmarrjeve të reja italiane në Shqipëri. Një fenomen ky jo vetëm ekonomik, por edhe social. Shqipëria është një vend në zhvillim, ku mund të vendosim baza të rëndësishme. Për këtë presim që shpejt të bëhet edhe një emision në RAI 3.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0