Ne Japoni do te perdoret Twitter per telefonatat e urgjences - Business Magazine Albania

Ne Japoni do te perdoret Twitter per telefonatat e urgjences


Qeveria japoneze ka pritur nje samit ne Tokyo per lancimin e nje propozimi teknologjikisht te ri, berjen e telefonatave urgjente me 118-en nepermjet rrjeteve sociale, si Twitter pershembull gjate fatkeqesive natyrore.

‘Fire and Disaster Management Agency’, agjensia kombetare japoneze organizoi eventin ne qender te kryeqytetit, i pari nga tre te organizuarit ne programin qe perfundon ne mars.

Te ftuarit ne mbledhje perfshinin edhe pergjegjesin e Twitter ne Japoni bashke me drejtuesit e Yahoo ne Japoni, rrjetit social vendas Mixi dhe NHN ne Japoni, qe drejton aplikacionin popullor te chatit te grupit Line, te cilet takuan perfaqesues te agjensive qeverisese dhe te sherbimeve te urgjences.

“Ky eshte nje diskutim qe lidhet me ate cfare ndodh kur infrastrukturat vokale nuk funksionojne, gjate nje fatkeqesie natyrore, duke vleresuar se ne vend te tyre mund te perdoren rrjetet sociale”, – deklaroi Yosuke Sasao, zyrtar i agjencise.

Drejtori i Twitter ne Japoni, James Condo, ka shkruar ne nje postim ne Twitter gjate eventit se donte te forconte aftesine e faqes me popullore ne bote per te sherbyer si ndihme gjate situatave te krizes.

Blogu japonez i sherbimit nder te tjera publikoi nje sere artikujsh qe shpjegojne menyrat sesi Twitter mund te perdoret gjate urgjencave. Menyra sesi te gjejne informacione per ndihmen e pare dhe transportet, por edhe per te kerkuar ndihme dhe per te postuar te reja mbi perdoruesit.

“Nese rrethanat jua lejojne, shtoni hashtag#survived ne postimet tuaja. Kjo gje do te ndihmoje prinderit dhe miqte tuaj te shqetesuar mbi kerkimin e gjendjes suaj shendetesore”, – thohet ne postim.

Ashtu si ne shumicen e vendeve te tjera, ne Japoni sherbimet e urgjences aktualisht kryhen nepermjet telefonave qe perfshijne linja fikse dhe celulare. Por gjate fatkeqesive natyrore (si tsunami vitin e kaluar) linjat telefonike bllokohen per shkak te infrastruktures se demtuar dhe thirrjet ne te njejten kohe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0