Në Indonezi do prodhohen makina elektrike. Hyundai hap fabrikën e parë në vendin e pasur me minerale - Business Magazine Albania

Në Indonezi do prodhohen makina elektrike. Hyundai hap fabrikën e parë në vendin e pasur me minerale

Hyundai i Koresë së Jugut ka nisur fabrikën e parë të montimit të makinave elektrike në Indonezi, pasi vendi i Azisë Juglindore synon të shfrytëzojë një bollëk burimesh që përdoren në prodhimin e makinave elektrike.

Indonezia është prodhuesi më i madh i nikelit në botë dhe gjithashtu i pasur me xehe kobalti, boksiti dhe bakri, materiale kyçe në prodhimin e baterive për makinat elektrike.

Presidenti Joko Widodo ka thënë se qeveria e tij po synon të krijojë një “ekosistem” të integruar të automjeteve elektrike, duke filluar nga minierat e metaleve deri te prodhimi i baterive dhe montimi i makinave.

Fabrika e Hyundai do të prodhojë modelin më të ri të firmës IONIQ 5, me një kapacitet vjetor prej 250,000 automjetesh.

Lexo edhe: Për një Volkswagen elektrik duhet të prisni një vit të tërë. Kërkesa ndalet nga mungesa e lëndëve të para

“Shpresoj se IONIQ 5 i Hyundai do të bëhet një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit të automjeteve elektrike të Indonezisë,” tha Widodo gjatë një ceremonie inaugurimi të mërkurën në qytetin industrial Cikarang, në lindje të kryeqytetit Xhakarta.

“Duke ecur përpara, automjetet elektrike duhet të jenë mënyra kryesore e transportit,” shtoi ai.

Vendi synon prodhimin e dy milionë automjeteve elektrike deri në vitin 2025, si makina ashtu edhe motoçikleta. Shtytja për transportin elektrik është pjesë e synimit të Indonezisë për të arritur zero emetime karboni deri në vitin 2060.

Për të ndihmuar zhvillimin e industrisë, qeveria ka hequr detyrimet e importit për pjesët EV.

AFP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0