Në Hungari mijëra qytetarë në shesh kundër taksave të reja nga Orban - Business Magazine Albania

Në Hungari mijëra qytetarë në shesh kundër taksave të reja nga Orban

Mijëra njerëz protestuan në Budapest të shtunën për të pestën ditë radhazi kundër qeverisë së Viktor Orban ndërsa zemërimi thellohet mbi ndryshimet tatimore. Kritikët thonë se do të dëmtojnë bizneset e vogla.

Hungarezët kanë dalë në rrugë që kur parlamenti miratoi një ndryshim ligji të martën që do të prekë qindra mijëra pronarë biznesesh të vogla, ndersa protestat janë të parat që kur Orban, kryeministri, fitoi një mandat të katërt radhazi në prill.

Disa mijëra njerëz marshuan në qendër të Budapestit të shtunën duke brohoritur “Orban humbi”, por ky i fundit mbrojti ndryshimin e ligjit të taksave si “të mirë dhe të nevojshëm”.

Lexo edhe:  Putin humb aleatin kryesor në BE, Hungarinë

Pavarësisht kufijve të çmimeve për gjërat thelbësore, vendi i Evropës Qendrore përballet me inflacion në rritje dhe një rënie të monedhës vendase mes bisedimeve me Brukselin mbi financimin e frenuar të Bashkimit Evropian.

Hungaria, e cila varet kryesisht nga nafta dhe gazi rus, shpalli një “gjendje rreziku” të mërkurën për krizën energjetike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Ndër masat për të trajtuar problemin, njerëzit që konsumojnë më shumë se sasia mesatare e energjisë do të duhet të paguajnë me çmimin e tregut dhe jo me normën e subvencionuar të shtetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0