Viktor Orban i Hungarisë, aleat për një kohë të gjatë i Presidentit rus Vladimir Putin është prezantuar me ndryshime thelbësore në qëndrimin e tij, duke ardhur me qëndrime kundër tij Rusisë.
Kur Rusia njohu zyrtarisht Luhansk dhe Donetsk si rajone të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë, BE nisi raundin e parë të sanksioneve kundër Moskës. Brukseli druhej nëse do ta miratojnë Hungaria dhe lideri i saj nacionalist Orban.
Një zyrtar i BE-së tha se ishte moment kyç për Orban, kur duhej të tregonte besnikërinë e tij ndaj Rusisë ose BE-së. Marrëdhënia e tyre e ngushtë u pa edhe gjatë pandemisë. Hungaria ishte vendi i parë i BE që bleu vaksinën ruse, ndonëse nuk ishte aprovuar nga rregullatori europian.
Së fundi, përgjigjia e liderit të Hungarisë ka habitur ekspertët politikë dhe është mirëpritur në Bruksel. Por, Orban, deri më tani, ka zgjedhur BE-në për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe i ka kthyer shpinën Putinit. Qeveria e tij njoftoi se, Hungaria do të mirëpresë refugjatët ukrainas dhe se mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE. Krahas vendeve të tjera anëtare të BE-së, ka miratuar sanksione të ashpra kundër oligarkëve rusë dhe ekonomisë ruse.
Orban do të përballet me zgjedhjet me 3 Prilli dhe sondazhet tregojnë se gara do të jetë e ngushtë kundër partisë opozitare.
Ndërkohë, hungarezët duken në favor të BE-së, edhe sipas një sondazhi të publikuar në Janar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto