Në Francë, gjobë për dyqanet që mbajnë derën hapur nëse kondicioneri është ndezur - Business Magazine Albania

Në Francë, gjobë për dyqanet që mbajnë derën hapur nëse kondicioneri është ndezur

Dyqanet në Francë do të urdhërohen të mbyllin dyert kur përdorin ajër të kondicionuar dhe të kufizojnë ndriçimin e tabelave të neonit në një përpjekje për të reduktuar humbjet e energjisë, ka thënë një ministër.

Këto rregulla, tashmë të vendosura në disa zona, do të shtrihen në të gjithë Francën, tha Ministrja e Tranzicionit Ekologjik Agnes Pannier-Runacher për gazetën Journal du Dimanche. Kostot e energjisë në Evropë janë rritur që nga pushtimi rus i Ukrainës.Dyqanet do të gjobiten deri në 750€ për shkelje të rregullit mbi ajrin e kondicionuar.

Lënia e dyerve të hapura kur ajri i kondicionuar është i ndezur është “absurde”, tha zonja Pannier-Runacher për radiostacionin lokal RMC. Ajo do të nxjerrë dy dekrete për humbjet e energjisë në ditët në vijim:

Lexo edhe: “Kërcënimi” rus, BE plan emergjence për gazin: Çdo vend anëtar të kursejë 15% të sasisë

“E para do të zgjerojë ndalimin e reklamave me ndriçim, pavarësisht nga madhësia e qytetit, midis orës 01:00 dhe 06:00”, tha ajo.

“E dyta do të ndalojë dyqanet të kenë dyert e tyre të hapura ndërsa ajri i kondicionuar dhe ngrohja janë duke punuar.”

Ndalimi i tabelave të neonit është tashmë në fuqi në zonat me një popullsi nën 800,000 banorë. Aeroportet dhe stacionet janë të përjashtuara.Shell ka paralajmëruar se racionimi i energjisë nuk mund të përjashtohet në BE, pasi rajoni përpiqet të përballet me ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Rusia.

Franca vazhdon të përjetojë mot ekstrem të nxehtë, duke rritur kërkesën për ajër të kondicionuar./ BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0