Në Facebook tani mund të bëni thirrje për ndihmë - Business Magazine Albania

Në Facebook tani mund të bëni thirrje për ndihmë


 

“Facebook”-u do të kthehet në rrjetin social ku njerëzit do të mund të shprehin depresionin apo thirrjen për ndihmë. Ky rrjet social ka përditësuar faqen me shpresën për të ndihmuar këta njerëz, për të parandaluar vetëvrasjen apo gjendjet negative që përjetoni, duke e vënë në dispozicion në gjithë botën.
Sipas zyrtarëve të këtij rrjeti social, kjo metodë do të lejojë përdoruesit për të klikuar sa më shpejt dhe lehtë opsionin “flit me dikë”, i cili do të nënkuptojë që ju ndiheni të dëshpëruar. Ky simbol do të marrë vëmendje për të gjithë përdoruesit të cilët do të mund të flasin me një profesionist të shëndetit mendor online.

Nëse statusi raportohet, përdoruesit do të marrin një mesazh privat duke thënë: “Dikush e pa statusin tuaj dhe mendon që ju po kaloni një kohë të vështirë. Nëse kërkoni mbështetje, në duam të të ndihmojmë”.

Ky mesazh do t’ju sugjerojë që ju të kontaktoni me një mik “ndihmës online” për të lexuar këshilla duke marrë mbështetje. Në një njoftim për shtyp, një anëtar i ekipit të “Facebook”-ut ka thënë: “Ne jemi ekip që punojmë për të gjithë botën, 24 orë në 7 ditë të javës, do të jemi të vëmendshëm për të kapur statusin tuaj dhe raportet që do të na vijnë kur ju të ndiheni të rënë moralisht”. Opsioni i ri është zhvilluar në bashkëpunim me Organizatat e Shëndetit Mendor, “Lifeline” dhe “Save.org”.

/shekulli.com.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0