Ndryshon Buxheti 2018. Ministria e Financave: miratohet bonus për pensionistët

Ndryshon Buxheti 2018. Ministria e Financave: miratohet bonus për pensionistët


Rishikimi i buxhetit të shtetit në mes të vitit është bërë praktikë tashmë. Një ditë më parë Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në buxhet që pritet të kalojnë në Kuvend deri në mes të shtatorit.

Të ardhurat relativisht të ulëta nga taksat dhe tarifat, ngjallën dyshimet se buxheti ka ulur shpenzimet dhe investimet, por Ministria e Financave është përgjigjur se buxheti i ndryshuar do të rrisë vlerën totale të investimeve, ndërsa brenda projekteve ka pasur rialokime (rishpërndarje të financimit).

Ndërhyrjet në Aktin Normativ të Buxhetit, sipas njoftimit zyrtar të ministrisë parashikojnë:

Lexoni: Zhvlerësimi i euros. Ahmetaj: eksportet nuk u goditën, të ardhurat në buxhet po

  • Nxitjen e realizimit të investimeve publike dhe rritjen e eficencës së përdorimit të burimeve përmes rialokimeve dhe shtesave në favor të projekteve me ecuri më të mirë;
  • Krijimin e paketës së solidaritetit për pensionistët dhe familjet në nevojë për fundvit. Për këtë të fundit është parashikuar një bonus vjetor shtesë për pensionistët me një vlerë totale në buxhet prej 3 miliardë Lekë

Lexoni: 2017: të ardhurat në buxhet rriten 5.9%. Nuk “duket” rivlerësimi i pasurisë, apo aksioni antiinformalitet

Për rritjen e investimeve financat theksojnë se vlera totale pritet të jetë këtë vit, 86.7 miliardë Lekë, (5.3% e prodhimit të brendshëm bruto), në rritje të lehtë krahasuar me parashikimin e fillimvitit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0