Më shumë se 20,000 njerëz humbën jetën në të gjithë Evropën Perëndimore si pasojë e të nxehtit përvëlues të kësaj vere. Analiza zbulon kërcënimet që vijnë nga ngrohja globale e shkaktuar nga ndryshimet klimatike, thanë shkencëtarët.
Gjatë valëve të të nxehtit të verës, temperaturat tejkaluan 40gradë C në Londër, zonat në Francën jugperëndimore arritën 42C dhe Sevilja dhe Kordoba në Spanjë vendosën rekorde prej 44C.
Analiza nga grupi i shkencëtarëve World Weather Attribution zbuloi se temperatura të tilla të larta do të kishin qenë praktikisht të pamundura pa krizën klimatike. Humbjet e jetëve ishin 20% më të larta në rajonet ku ishin lëshuar alarme të kuqe të temperaturës ekstreme.
Lexo edhe: Evropa përjetoi tetorin më të ngrohtë në histori
Në Spanjë, Instituti Shëndetësor Carlos III i mbështetur nga shteti vlerëson se kishte 4,655 vdekje që i atribuohen valëve të të nxehtit.Instituti Robert Koch, agjencia shëndetësore e qeverisë gjermane, vlerëson se 4,500 njerëz vdiqën në vend gjatë muajve të verës, veçanërisht për shkak të temperaturave ekstreme.
Vera e vitit 2022 ishte më e nxehta e regjistruar, sipas shërbimit të BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus./ The Guardian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto