Ndryshime në Kodin Penal: 3 vite burg mund t’i blesh me lekë - Business Magazine Albania

Ndryshime në Kodin Penal: 3 vite burg mund t’i blesh me lekë

Ndryshime në Kodin e ri Penal. Nëse një qytetar dënohet nga Gjykata për një vepër penale, e cila e ka tavanin e dënimit deri në 3 vite burg, dënimin mund ta shmangni në pagimin e një shume të hollash.

Në rastet kur autori i veprës penale, i cili paraqet rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe nuk ka shkelur një sërë ‘kufizimesh’, mund të dalë nga qelia vetëm duke paguar. Një ditë burgim llogaritet me 5 mijë lekë të reja.

“Gjykata, në rastet kur dispozita parashikon një dënim paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe kur cakton një dënim gjer në një vit burgim, mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit, duke llogaritur një ditë burgim me 5 mijë lekë. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastet e veprave penale të kryera nga nënpunësit publikë, vepra penale të korrupsionit, kundër drejtësisë, kundër personit apo dhunës në familje,”-shkruhet në ndryshim.

Por një “favorizim” i tillë,  nuk aplikohet nëse vepra penale është kryer nga nënpunësit publike, për të akuzuarit për korrupsion, krime kundër drejtësisë, kundër personit apo edhe dhunës në familje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0