Ndotja e ajrit shkurton minimalisht 2 vjet jetë - Business Magazine Albania

Ndotja e ajrit shkurton minimalisht 2 vjet jetë

Ndotja atmosferike i heq mesatarisht 2 vjet jetë çdo banori të tokës. Të paktën kështu rezulton sipas një studimi nga Universiteti i Chicagos, duke u bazuar edhe në statistikat e matjes së cilësisë së Ajrit, Air Quality Life Index.

Rezulton se në botë ajri më i ndotur frymohet në 4 vende, India, Bangladesh, Pakistan dhe Nepal, ku përllogaritet të ndryshojnë dhe një njeri mund të humbë mesatarisht 5 vjet jetë. Ndërsa Kina është vendi që regjistron përmirësimin më të lartë gjatë kohëve të fundit, që vjen nga politikat e shumta të hartuara së fundmi pikërisht për të ulur ndotjen atmosferike si pasojë e industrive të panumërta që punojnë atje.

Ndotja e ajrit dhe pasojat e saj mbi jetën e njeriut janë në vend të parë për shkallën e dëmeve, në matje me vitet e jetës. Ndiqet nga duhani, që njeriut i heq mesatarisht 1.8 vjet jetë, dhe alkooli e droga që shkurtojnë jetën 11 muaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0