Ndiq Think Big këtë të mërkurë në Raiffeisen Bank! - Business Magazine Albania

Ndiq Think Big këtë të mërkurë në Raiffeisen Bank!

Pas suksesit të episodit të parë, Think Big vjen me një episod të ri këtë të mërkurë. Këtë episod fokusi do të vendoset mbi inovacionin dhe pikërisht inovacionin në një bankë shqiptare. 

Mënyra si jemi mësuar ta shohim ne bankën në jetën tonë të përditshme është nëpërmjet disa godinave të mëdha, sporteleve me xhama dhe punonjësve me uniformë përtej tyre. Bankat janë institucionet më të rëndësishme, të cilat mbështesin individët dhe bizneset në menaxhimin e financave të tyre. 

Këtë herë do të shohim bankën nga një tjetër perspektivë.

Në episodin e dytë për këtë sezon të ThinkBig do të jemi brenda njërës prej bankave më të mëdha në vend dhe në rajon. Me një historik më shumë se 100 vjeçar në gjithë botën dhe 17 vjeçar në Shqipëri, Raiffeisen Bank vazhdimisht investon në produkte dhe shërbime novatore duke u ofruar klientëve të saj një marrëdhënie gjithmonë e më pozitive me bankën. 

Në këtë vizitë do të njohim më thellë se si po ndryshon banka si institucion në këto kohë transformuese që po jetojmë dhe si ndikoi kriza e gjeneruar nga pandemia në sjelljen e Bankës, duke folur për sfidat më të mëdha dhe mënyrën si Raiffeisen Bank i adresoi këto sfida. 

Ndiqni Think Big në You Tube

Në këtë episod, këto çështje do t’i trajtojmë me Drejtoreshën e Strategjisë dhe Inovacionit, Zj. Alda Shehu, me drejtues të Departamentit të Digital Tribe dhe njerëz të cilët punojnë çdo ditë me inovacionin në shërbim të klientëve. 

Nuk do të mungojnë as këndvështrimet e klientit biznes, mbi mënyrën se si kjo përqasje inovatore e bankës ka ndikuar në përmirësimin e ecurisë së sipërmarrjes së tij.

  • Si është bërë e mundur për një institucion të kësaj madhësie një përqasje e tillë kundrejt Inovacionit?
  • Si ka evoluar marrëdhënia e bankës me inovacionin ndër vite? 
  • A po ndryshojnë proceset e zhvillimit të biznesit bankar në këtë periudhë?
  • A po kalojmë në ofrimin e produkteve të reja, të ndryshme nga ato të cilat industria ka ofruar ndër vite?
  • Si ka qenë e mundur që kjo qasje të përkthehet në vlerë kundrejt klientëve dhe cili është roli i bankave në një ekonomi të re, tashmë digjitale drejt të cilës gjithë bota ka përshpejtuar hapat? 

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqni Think Big, premierë, të mërkurën, më datë 9 Qershor, ora 20:15 në kanalin e Youtube dhe Watch Party në Facebook Live.

Për informacione rreth personazheve dhe të reja të tjera ndiqni thinkbig.al

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0