Ndikimi pozitiv i ushtrimeve fizike në tru

Ndikimi pozitiv i ushtrimeve fizike në tru

tru

“Po sikur t’ju thoja se ekziston diçka që mund ta bëni që tani, e cila do të kishte një efekt pozitiv të menjëhershëm në trurin tuaj, duke përfshirë fokusin dhe gjendjen e humorit. Po sikur t’ju thoja se ky efekt është afatgjatë dhe mund ta mbrojë trurin tuaj nga sëmundje si: depresioni apo Alzheimer. A do e bënit?”

Këto, janë pyetjet që Wendy A. Suzuki, Profesoreshë e Shkencës dhe Psikologjisë Neurale në Qendrën e Shkencës Neurale në Universitetin e Neë Jork-ut, i drejtoi audiencës së saj, gjatë një fjalimi TED.

Profesoresha thotë se për shkak të kërkimeve të shumta dhe hulumtimeve të punës, nuk kishte më një jetë sociale dhe asnjë lloj aktiviteti fizik. Ajo shtoi rreth 11 kg. Pas një udhëtimi sportive, ajo e kuptoi se gjendja e saj nuk ishte mirë dhe vendosi mos të ishte më personi më i dobët i atij udhëtimi. Kështu, vendosi të humbë kilogramët e tepërt. Nisi të provojë palestër, yoga, kurse kërcimi, etj, derisa ja arriti qëllimit.

Por, përveç numrit më të vogël të kilogramëve, Wendy nisi të dallojë edhe ndryshime të tjera në ambientin e punës së saj. Ajo ishte më e fokusuar, mbante mend më mirë dhe për këtë arsye vendosi të zbulojë se ç’thonë kërkimet shkencore për lidhjen mes trurit dhe ushtrimeve fizike e më pas të studiojë vetë për këto lidhje. Ajo zbuloi se ushtrimet janë forma më e e rëndësishme e transformimit, që njeriu mund të bëjë për trurin e tij.

Përfundimet e saj janë këto:

– Ushtrimet japin efekte afatshkurtra (të menjëhershme) dhe afatgjata (nëse të ushtruarit bëhet pjesë e stilit tuaj të jetesës):

Çdo stërvitje ka një efekt afatshkurtër, të menjëhershëm në trurin tonë: gjendje më e mirë humori, energji më e mirë, kujtesë më e mirë, fokus më i mirë. Këto ndodhin për disa arsye:

 Aktiviteti fizik ka efekt të drejtpërdrejtë në tru. Një sesion i vetëm ushtrimesh që bëni, do ju rrisë nivelet e neurotransmetuesve, si: dopamina, serotonina dhe noradrenalina. Kjo do bëjë që të jeni në gjendje më të mirë pas stërvitjes. Fokusi që fitoni vetëm nga një sesion stërvitjeje do zgjasë për të paktën 2 orë.

Stërvitja rrit kohën e reagimit, që do të thotë se do ta kapni më shpejt atë gotën që e shihni të bjerë në tokë.

Këto janë vetëm efekte momentale, që vijnë direkt pas një ushtrimi, por provoni të ndryshoni regjimin tuaj dhe të ushtroheni rregullisht. Këto efekte do të jenë afatgjata, pasi të ushtruarit ju ndryshon anatominë e trurit, fiziologjinë dhe funksionimin:

Aktiviteti fizik prodhon qeliza të reja në hipokampus, duke rritur volumin e tij dhe duke përmirësuar kujtesën tuaj afatgjatë. Hipokampusi është strukturë kritike e trurit, përgjegjësë për kujtimet afatgjata të fakteve dhe eventeve të ndryshme.

Ushtrimet përmirësojnë funksionimin e vëmendjes apo fokusit, që varet nga korteksi prefrontal, përgjegjës për vendimmarjen, fokusin, vëmendjen dhe personalitetin e dikujt.

Gjendja e humorit përmirësohet edhe në një nivel afatgjatë, pasi rritja e niveleve të neurotransmetuesve rritet për një kohë më të gjatë.

Efektet mbrojtëse të trurit: Mendojeni trurin si një muskul. Sa më të forta dhe të mëdha bëhen hipokampusi dhe korteksi prefrontal, aq më mirë do ndiheni.

Nuk është e thënë që të gjithë duhet të jenë atletë për të patur këto efekte. 3-4 herë në javë, të paktën për 30 minuta, duke përfshirë kryerjen e ushtrimeve aerobike që ju rrisin ritmet e zemrës janë të mjaftueshme. Nuk jeni të detyruar as të shpenzoni para për palestra, mjafton të lëvizni. Bëni disa ecje përreth lagjes.  Ngjisni shkallët dhe kryeni ushtrime të thjeshta, që ju mbajnë në lëvizje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0