Ndikimi i Covid-19 në psikologjinë e fëmijëve - Business Magazine Albania

Ndikimi i Covid-19 në psikologjinë e fëmijëve

fëmijë

Pandemia mund të jetë e tmerrshme, por jetesa përmes saj mund t’i mësojë fëmijës suaj si të jetë mentalisht më i fortë.

Ne e dimë sesa e vështirë ka qenë për  të rriturit 2020. Të dhënat po vazhdojnë të tregojnë edhe sa e vështirë ka qenë edhe mbi fëmijët tanë.

Sipas një studimi të fundit, 14% e fëmijëve amerikanë po tregojnë përkeqësim të shëndetit mendor për shkak të pandemisë. Studimet jashtë Kinës, Australisë, dhe vendeve të tjera tregojnë sesa brutale mund të jetë izolimi dhe pasiguria e bllokimeve tek të rinjtë.

Prindërit po raportojnë një rritje të niveleve të ankthit për fëmijët që tashmë ishin në ankth si pasojë e temperamentit të tyre, por dhe tek fëmijët që më parë nuk kishin ankth, por e kanë zhvilluar si sjellje”-raportoi për New York Times Adiaha Spinks-Franklin, një pediatre në Spitalin e Fëmijëve të Teksasit. Kjo ndoshta thjesht po konfirmon atë që ju po shihni me sytë tuaj.

Ky është padyshim një lajm i keq, por ekspertët ofrojnë pak ngushëllim për prindërit e shqetësuar. Me mbështetjen e duhur, kalimi i një sfide serioze si pandemia mund të ndihmojë fëmijën tuaj të zhvillojë qëndrueshmëri që do t’i sjellë dobi gjatë gjithë jetës së tij.

Si t’i ndihmoni fëmijët tuaj të zhvillojnë qëndrueshmëri

Kjo nuk do të thotë që dikush do të donte stres dhe palumturi tek fëmijët. Sigurisht që nuk do ta bënin. Por duke qenë se jemi mbërthyer nga një virus i tërbuar, psikologia Vanessa LoBue u kujtoi prindërve në bisedë kohët e fundit se të paktën ky vit i çmendur mund të ndihmojë fëmijët tuaj të zhvillojnë kurajo për të kaluar çdo pengesë që jeta do t’ju hedhë më vonë.

“Fëmijët e qëndrueshëm nuk kanë një lloj superfuqie që i ndihmon ata të durojnë ndërkohë që të tjerët përplasen. Nuk është një tipar me të cilin ne kemi lindur; është diçka që mund të fitohet”, insiston ajo.

Si mund t’i mbështetni fëmijët tuaj në mënyrë që kjo aftësi e rëndësishme mund të rritet dhe të zhvillohet?

  • Dëgjo me të vërtetë. Ne të gjithë duhet të flasim përmes ndjenjave tona ndonjëherë, por dëgjimi u ofron fëmijëve më shumë sesa një mundësi për t’u shfryrë.” Duke i lejuar fëmijët të flasin-dhe duke i dëgjuar vërtetë-tregon kujdes dhe pranim, vlerëson ndjenjat e tyre, dhe i ndihmon të kontekstualizojnë çeshtjen.”,pretendon LoBue. Prandaj arrini në një pikë ku ju të ulni muret tuaja dhe jepuni fëmijëve tuaj vëmendje të plotë në mënyrë periodike.
  • Jepuni sa më shumë pavarësi.Të gjitha zgjedhjet tona kufizohen nga virusi. Fëmijët ndjehen të pafuqishëm ashtu si të rriturit. Ekuilibroni këto ndjenja duke u ofruar fëmijëve tuaj aq vetëbesim sa e lejon situata.”Besoni tek fëmijët tuaj për ti bërë gjërat vetë-madje dhe të dështojnë-mund t’i ndihmojë ata të mësojnë të zgjidhin problemet ose të menaxhojnë zemërimin e tyre, zhgënjimin ose emocione të tjera të pakëndshme,”thotë LoBue.
  • Mësojuni atyre “frymëmarrjen e thellë”. LoBue lidhet me një burim që shpjegon se si t’i mësoni familjes tuaj (dhe ndoshta vetes) këtë aftësi të dobishme për rregullim emocional.
  • Mbështetni komunitetin tuaj. Siç thonë ata, duhet një fshat, prandaj mos pyesni veten se si mund të mbështetni qëndrueshmërinë e fëmijëve tuaj, por se si mund të mbështesni dhe të tjerët gjatë kësaj kohe. Nisma si dhurimi në një bankë ushqimore, ndihma që i jepni një komshiu, ose votimi i kandidatëve që mbështesin familjet në nevojë janë po ashtu të rëndësishme.

Kohët e vështira mund të sjellin rezultate gjatë gjithë jetës

Të ndihmoni fëmijët tuaj të lundrojnë nëpërmjet krizës së tanishme është e rëndësishme për shëndetin e familjes suaj, por trauma e fituar gjatë kohës kur jeni i ri mund të sjellë rezultate gjatë viteve në vijim. Kërkimet tregojnë se 75% e njerzëve me arritje të larta kanë kaluar trauma serioze në fëmijërinë e tyre. Ju nuk do të dëshironit trauma mbi asnjë fëmijë, por kjo gjë mund të ndërtojë qëndrueshmërinë e nevojshme për të këmbëngulur dhe për të patur sukses më vonë në jetë.

Mund të jetë e dobishme të mbani mend se kur jeni duke kapërcyer midis punës dhe klasave të Zoom ose jeni bllokuar në shtëpi për atë që ndihet si fundjava e 900 me rradhë dhe fillon të ndihet sikur ju po humbisni mendjen. Afrohuni situatës me dashuri dhe mendim dhe të paktën kjo mund t’u bëjë fëmijëve tuaj disa në mira në planin afatgjatë.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0