Ndërton një biznes 90 milionë dollarë për kujdesin e lëkurës pa asnjë përvojë në industrinë e bukurisë - Business Magazine Albania

Ndërton një biznes 90 milionë dollarë për kujdesin e lëkurës pa asnjë përvojë në industrinë e bukurisë


Maria Hatzistefanis nuk dinte asgjë rreth krijimit të një biznesi, madje as rreth produkteve të bukurisë. Ajo ishte e bindur që kishte një ide të mirë dhe besonte shumë tek ideja e saj. Shpenzoi gati një vit kohë duke njohur veten dhe hapësirën para se të krijonte Rodial.

Gjatë dy dekadave të fundit kjo kompani ka rritur numrin e fitimeve duke i çuar ato në shifrën e 90 milionë dollarëve, dhe duke zgjeruar biznesin e saj në 35 vende. Ajo ndan me publikun disa udhëzime, të cilat i ka përdorur në fillimet e saj.

Bëni kontakte

Duke qenë një konsumatore a apasionuar pas bukurisë dhe si një ish-shkrimtare e së bukurës Hatzistefanis ishte në gjendje të dallonte një hendek në treg. Dëshirën e saj të madhe për të krijuar një biznes që në qendër të kishte shqetësimet e lëkurës e stepte disi fakti që nuk kishte asjë ide ku të bazohej për realizimin e kësaj nisme.

Për të mësuar se çfarë i nevojitej, ajo ndoqi shfaqjet e tregtisë së bukurisë, për të edukuar veten në industri dhe për t’u njohur me laboratorët, projektuesit dhe kompanitë e paketimit, me të cilat më në fund do të bashkëpunonte për ta bërë realitet idenë e saj.

Gjeni partnerin tuaj të parë

Pas kërkimit të saj në lidhje me tregtinë, Maria zhvilloi takime të shumta me laborantë në Londër në kërkim të një partneri që mund ta ndihmonte atë që idenë e saj ta kthente në biznes. Gjatë gjithë takimeve u ndesh me laboratorë shumë të mëdhenj, të cilët nuk e aprovonin idenë e saj, madje disa të tjerë i kërkuan edhe të operonte me formulat ekzistuese, por me këto të fundit ajo binte ndesh pasi kërkonte të operonte në treg me dicka të sajën. E vetmja që i edhi në ndihmë ishte një fabrikë prodhimi vendas që e kuptoi idenë,  madje kaloi një vit duke përfunduar formulimet e saj.

Të përshtatesh

Hatzistefanis filloi të punojë në brandin e Rodial, sapo formulimet e saj u përfunduan. Ajo shprehet se iu desh të bënte shumë punë paralelisht që të arrinte një sukses.  E vendosur për të ecur përpara, ajo vendosi që çdo herë që të prodhonte një shfaqje të re të produktit të saj, do të përditësonte paketimin për të qëndruar afër vizionit të saj origjinal.

Fillo shitjet në çdo mënyrë  të mundshme

Duke qenë se në 1999 të bëje shitje online ishte një opsion i pamundur e vetmja zgjidhje  e saj ishte të bënte të gjitha lëvizjet e mundura për të shitur produktet e saj. Kishte nisur shumë email-e nëpër biznese por përgjigjet rezultonin negative. Dikush nuk kthente përgjigje, dikush i thoshte që nuk kishte hapsirë për produktet e saj. E vetmja mbështetje i erdhi nga një dyqan i vogël në Londër.

Si një themeluese e vetme, ajo u detyrua të drejtonte biznesin e saj gjatë gjithë javës pa asnjë ditë pushimi duke shitur produktin.

Bëj punësimin e parë

Hatzistefanis formoi një miqësi jetësore dhe partneritet në atë katin e shitjeve. Me një  zonjë nga Molton Brown lidhi një miqësi të fortë madje ajo i jepte shpesh këshilla në lidhje me hapat që duhej të ndiqte për të ngritur sa më lart biznesin e saj. Ajo shprehet se nuk ishte personi i duhur që mund ta bënte këtë dhe u detyrua të  punësonte atë si menaxheren e saj të shitjeve edhe pse e kishte shumë të vështirë t’a perballonte këtë pjesë. Ky ishte vendimi më i mirë që Maria kishte marrë sepse fakti që kishte një menaxher nxiste shitjet dhe isillte më shumë të ardhura.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0