Ndërtesat e gjelbra në Shqipëri, as 5% e totalit - Business Magazine Albania

Ndërtesat e gjelbra në Shqipëri, as 5% e totalit

Ndërtesat e gjelbra

 

Sa nga ndërtesat në vend janë ngritur duke pasur në fokus kursimin e energjisë? Një nismë që kërkon investim fillimisht, ndonëse më tej mundëson të kursesh, në fakt është pothuajse rastësore. Operatorët në treg thonë se as 5% e ndërtesave në vend nuk janë green. Green building janë 3-5% të përfunduara, thonë ata, duke theksuar se sistemet kapot që kanë këto ndërtesa nuk janë në standard dhe do të duhet të rinovohen pas pak vitesh.

Nismat për green building janë ndërkombëtare. Bashkimi Europian ka projektuar linja të veçanta financimi, që mundësojnë edhe mbështetjen financiare.

Italia në janar të këtij viti ka nisur programin e subvencionit 110% për çdo familje që blen dhe investon në materiale që kursejnë energjinë në banesë. Në ndërtimin e fasadave të gjelbra ajo ka pasur një subvencionim 60-70%. Kursimi përfshin çdo aspekt, elektroshtëpiake dhe panele diellore.

Gjermania, e cila ka nisur rinovimet para 10 vitesh ka një program të kursimit të energjisë në çdo aspekt me objektiv për ta mbyllur në 2030.

Tregu i ndërtimit të konstruksionit për veshjet e fasadave për kursim energjie nuk është eksploruar shumë. Një trend në zhvillim në botë, shfaq prirje edhe në Shqipëri. Por, niveli i zhvillimit të këtij segmenti varet shumë edhe nga niveli i të ardhurave dhe stili i jetesës.

Lexo: E ardhmja gjeopolitike dhe ekonomike e rajonit të Ballkanit

Një ndërtesë e gjelbër parashikon që të zvogëlojë ndikimet negative në klimë, por edhe të sigurojë kosto më të ulëta për ngrohje dhe mirëmbajtje, pasi ndërtesat e gjelbra ruajnë burimet natyrore.

Në vendin tonë ka disa kompani. Mes tyre “SHPIGEL”sh.p.k, e cila ka qenë promovues për produkte inovative në sektorin e veshjeve të fasadave energji-efiçiencë për ndërtesat e gjelbërta.

Me 25 vite në treg, kompania me seli në Tiranë shtrin aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe eksporton në rajon materialet e nevojshme për fasadën.

Kompania ofron standartin LEED Energji Eficience për veshjen e fasadave, me materialet nga  profilet e aluminit termik si psh:  dyer, dritare, struktura alumini për fasada strukturale xhami, fabrikimin e të gjithë llojeve të xhamit të veshur low-E coating si edhe veshjet e fasadave të ventiluara me panele, HPL, ACP, FRC, FGRC. Terracota

Bashkëthemeluesi dhe Drejtori i SHPIGEL, z. Ylli Merkohasani tregon se, kompania ka fituar tenderin ndërkombëtar për kompletimin e fasadës së projektit prestigjioz të Bankës Kombëtare të Shqipërisë me Arkitekt Prof.Dr Arch: Marco Petreschi si nënkontraktor i kompanisë ndërtuese italiane “ACMAR” s.c.p.a, Itali.

Realizimi i projektit të fasadës ishte një sfidë që kaloi me sukses. Madje për herë të parë, në vendin tonë kompania shqiptare i prodhoi produktet në fabrikën e saj, Me investimet e saj në teknologji, SHPIGEL ofron vlera të reja në tregun shqiptar së bashku me asistencën e kompanisë amerikane Guardian Glass, pjesë e Grupit “KOCH INDUSTRIE USA”.

Janë shumë projektet e përfunduara nga kompania, ndërsa vazhdon të eksportojë në vende të ndryshme të Bashkimit Europian materiale të fabrikuara për fasadat.

Projektet e realizuara me objektiv kursimin e energjisë nisën në 2012. Trendi pritet të rritet më tej edhe me plotësimin e legjislacionit shqiptar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0