“Ndarja e Ministrive: Rrugëdalja për Turizmin dhe Mjedisin” - Business Magazine Albania

“Ndarja e Ministrive: Rrugëdalja për Turizmin dhe Mjedisin”

konfindustri

Konfindustria, duke marrë shkak nga problematikat e mprehta të sezonit 2024, kërkon ndërtimin e një strategjie me veprime të shpejta institucionale, ekonomike dhe financiare për të shpëtuar fuqinë konkuruese të industrisë turistike shqiptare në sezonin e ardhshëm dhe në vazhdim.

Veprimi i parë institucional i domosdoshëm është ndarja e Ministrisë së Mjedisit nga Turizmi. Në rast të kundërt rrezikohen të goditen edhe më shumë standartet mjedisore,  që prekin ashpër investimet e mëdha shtetërore dhe private të kryera tashmë në industrinë e turizmit me pasoja të rënda për qëndrueshmërinë e sistemit ekonomik dhe financiar të vendit.

Konfindustria vlerëson, se është përplasje e qartë institucionale, që nuk ka asnjë shembull në shtetet e BE prania nën një portofol ministror e Turizmit dhe Mjedisit, sikurse është sot në kabinetin Rama 3.

Konfindustria merr shkak për të kërkuar krijimin e Ministrisë së Mjedisit të ndarë nga Turizmi nga dhënia e lejeve të ndërtimit të njësive dhe objekteve hoteliere në kushtet e mungesës së impianteve të pastrimit të ujrave të përdorura, kapaciteteve të pamjaftueshme të furnizimit me ujë të pijshëm, që detyrojnë më pas të prekin zona të mbrojtura, punimeve ndërtimore infrastrukture  në shkelje mjedisore, etj.

Këmbanë alarmi për të ardhmen e industrisë turistike shqiptare është klasifikimi në vend të fundit për pastërtinë e ujrave të Shqipërisë kryer nga agjensitë e BE si dhe problematikat në menaxhimin e parkut të Butrintit, Liqenin e Ohrit, qyteteve të Beratit, Gjirokastrës, etj.

Gjergj Buxhuku

Administrator i Përgjithshëm

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0