NDAL koncesionit të TVSH-së dhe pajisjeve fiskale- Opinion Eksperti nga Olti Rrumbullaku

NDAL koncesionit të TVSH-së dhe pajisjeve fiskale- Opinion Eksperti


*Opinion Eksperti nga Olti Rrumbullaku

Maqedonia kaloi në gjeneratën e tretë të pajisjeve fiskale (ato online në sistemin e tatimeve dhe të enkriptuara) qysh në 2014 dhe pa konçesion. Kroacia po ashtu ka vite që ka kaluar në një sistem të tillë. Serbia është një tjetër shtet në rajon që e ka kaluar në një sistem të tillë të transmetimit të të dhënave nga pajisjet fiskale. Pa përmendur këtu Greqinë, Bullgarinë, apo një mori shtetesh të tjera që tashmë janë prej kohësh në standardin e zakonshëm të transmetimit online të të dhënave fiskale.

Ky shërbim nuk është shkencë bërthamore që shteti shqiptar nuk mund ta menaxhojë dot. Transmetimi në kohë reale i të dhënave tatimore është thjesht investimi i domosdoshëm që administrata tatimore duhet ta kryente qysh vite më parë. Sistemi online i pajisjeve fiskale është një zhvillim i mëtejshëm i sistemit aktual që ka administrata tatimore.

Nëse shteti shqiptar nuk arrin dot të bëjë një sistem online që Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe gjithë shtetet rrotull kanë së paku dy vite që po e përdorin, atëherë vërtetë që paaftësia shtetërore ka arritur në nivele akute.

Për më tepër, kushti që konçesioni i TVSH-së dhe pajisjeve fiskale të marrë deri në 90% të shtesës së të ardhurave mbi shtesën mesatare prej 11% është thjesht tejkalim i çdo arsyeje ekonomike, ligjore dhe politike. Me këtë tarifim konçesionari kthehet në një kontrollues të drejtpërdrejtë të buxhetit të shtetit, duke pasur mundësinë që të ndikojë në të ardhurat e mbledhura dhe po ashtu duke pasur ndikim në të gjitha ndryshimet e mundshme të politikës fiskale dhe asaj tatimore që normalisht do ndikojnë edhe në të ardhurat e tij. Shkurt, mund të bëhet e pamundur ndryshimi i aspekteve të ndryshme të TVSH-së, apo ndonjë tatimi tjetër, pa miratimin e konçesionarit, për shkak se këto ndryshime ligjore ndikojnë drejtpërdrejtë në të ardhurat e konçesionarit. Një shtet që nuk është i lirë të bëjë një politikë fiskale është një shtet i rënë.

Ky konçesion shkel përfundimisht vijën e kuqe të autoritetit tatimor të shtetit, shkel Kushtetutën dhe shkel çdo gjë që kish mbetur pa shkelur në ekonomi.

 

/Shqiptarja.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0