Bëhet realitet navigimi për të verbrit - Business Magazine Albania

Bëhet realitet navigimi për të verbrit

navigimi për të verbrit

Loreta Hysa, kontributor

Keni shpresuar ndonjëherë që Universi, Zoti, fati apo më i mençuri në mesin tuaj të mund t’ju udhëzonte nëse jeni duke ecur në rrugën e duhur, apo jo? Tashmë teknologjia i ka përgjigjet për këtë!

WearWorks është një kompani me seli në New York, e cila ka krijuar një mënyrë të re navigimi nëpërmjet produktit të parë, Wayband.

Kjo nismë e kompanisë bëri të mundur për Simon Wheatcroft, një atlet i verbër, që të vraponte i lirë në Maratonën e New York-ut, në vitin 2017. Wheatcroft është i pari atlet që përfundon të gjithë itinerarin e Maratonës, i paasistuar nga një vrapues tjetër apo nga një qen shërbimi.

Lexo: Organizohet seminari i dedikuar për të gjitha farmacitë në Kosovë

Maratona e New York-ut paraqet një nga terrenet më ekstreme për të testuar navigimin, sepse vrapimi ështe sfidues edhe për njerëzit me shikim të plotë për shkak të popullimit dhe pengesave të paparashikueshme që mund të hasen rrugës.

Për këtë arsye, inxhinierët e ekipit të WearWorks u siguruan që Wayband të ishte ekstremisht i saktë, duke krijuar një korridor të ngushtë navigimi. Sidoqoftë në rastin e personave me shikim të dobët dhe verbëri të plotë këshillohet përdorimi i bastunëve ose qenve të shërbimit, kjo e përcaktuar edhe me ligj për të verbërit, pavarësisht se Wayband iu siguron kësaj kategorie më shumë pavarësi dhe eksperiencë më të kënaqshme në navigim.

Kjo teknologji nuk është e limituar vetëm për personat me shikim të kufizuar. Nga ky inovacion mund të përfitojnë turistët, çiklistët, vrapuesit apo kushdo tjetër që dëshiron të udhëtojë i lirë, pa u varur nga ekrani i celularit apo audio orientuese.

Aplikacione të tjera për navigim si BlindSquare, Aira, Google Maps, Soundscape apo edhe të tjerë të ngjashëm funksionojnë duke u bazuar kryesisht në audio, ndërkohë që byrzylyku Wayband i udhëzon përdoruesit drejt destinacionit të përzgjedhur nëpërmjet vibrimeve në vend të komandave me audio. Teknologia e bazuar në prekje nuk vë në punë shqisat e tjera, si dëgjimi përgjatë navigimit në metodat klasike që përdoren gjërësisht sot. Pajisja që përdor teknoligjinë me prekje mund të komandohet nëpërmjet zërit për të aksesuar të dhënat e GPS, më pas drejton përdoruesin në destinacion me anë të vibrimeve të lehta në lëkurë.

Hapa përpara në këtë lloj teknologjie për personat me shikim të dobët dhe të verbërit ka bërë edhe Google Glass, nëpërmjet abonimit në shërbimin Aira që lidh menjëherë përdoruesin me një asistent virtual, i cili raporton në kohë reale pengesat që mund të hasë përdoruesi në terrenin që përshkon. Megjithë entuziasmin për këtë zgjidhje, çmimi me të cilin ofrohet në treg është i kushtueshëm.  Abonimi mujor i palimituar i Aira kushton 329 $ në muaj, çka mund të shpjegojë edhe numrin e të abonuarve, më pak se 1000.

Të tjerë programe dhe pajisje, si Seeing Eye nga Microsoft, përdorin kameran e aparatit celular dhe software të inteligjencës vizuale për të ndihmuar me navigimin në disa terrene të caktuar, por nuk përcjellin sinjale më të detajuara, pa përmendur që kufizohen nga nevoja për të qenë të lidhur në një rrjet interneti dhe kanë konsum të lartë baterie.

Teknologjia bazë e Wayband është relativisht e thjeshtë. Përdoruesit lidhin Wayband me aparatin e tyre celular, që përdor GPS për orientimin drejt destinacionit të përzgjedhur. Itinerari rrethohet virtualisht nga një korridor sigurie 2-5 metër dhe çdo herë që përdoruesi hedh hapa në drejtim të gabuar apo i afrohet një objekti apo pengese, byrzylyku përçon dridhje në lëkurë. Nëse nuk ndieni vibrime, kjo do të thotë se jeni duke ecur në drejtimin e duhur. Sapo kaloni korridorin e përcaktuar, fillojnë të ndihen sërish vibrime si tregues për t’u futur sërish brenda perimetrit të sigurisë. Sa më shumë i largoheni këtij korridori, aq më të forta ndihen vibrimet.

Ky lloj sistemi mund të kombinohet edhe me sensorë shtesë për të shmangur pengesat e menjëhershme dhe të paparashikuara nga GPS.

Një tjetër avantazh i Wayband është edhe çmimi i përballueshëm. Pritet që kompania t’a hedhë në treg produktin përgjatë muajve në vijim dhe aktualisht mundëson rezervimin e parakohshëm për një çmim akoma më të favorshëm, 179 $.

Përpos të gjithë nesh që duam të përjetojmë një eksperiencë më të avancuar navigimi, ky zhvillim teknologjik është ekzaltues veçanërisht për personat me shikim të dobët dhe të verbërit në të gjithë botën.
Në Shqipëri më shume se 10,000 njerëz vuajnë kufizimet e një jete pa shikim apo pa shikim të plotë. Imagjinoni t’iu dhurohet të gjithëve kjo pavarësi!

Ekipi i WearWorks mbart disa rekorde profesionale tepër premtuese dhe siguron se do të vazhdojë të punojë për të ofruar produkte të reja teknologjike edhe në të ardhmen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0