NASA bën zbulimin e madh në Hënë - Business Magazine Albania

NASA bën zbulimin e madh në Hënë


Specialistët e NASA-s kanë arritur të zbulojnë se në sipërfaqen e Hënës ashtu si dhe në tokë bien rrufe. Sipas shkencëtarëve jo vetëm meteorët por edhe rrufetë kanë ndikuar në krijimin e kratereve në sipërfaqen hënore.

Ata thonë se goditjet e rrufesë vijnë për shkak të grumbullimit të elektricitetit statik në pluhurin e imët, që mbulon sipërfaqen e Hënës, shkrijnë shtresat sipërfaqësore dhe ndryshojnë pamjen e saj. Kjo mund të shpjegojë pse sipërfaqja e Hënës është aq me brazda.

Fizikanët thonë se rrufetë krijohen për shkak të grimcave me elektricitet të lartë, të cilat arrijnë deri te Dielli dhe grupohen afër sipërfaqes së Hënës. Në punimin shkencor, të botuar në revistën “Ikarus”, thuhet se këto zbrazje elektrike mund të shkaktojnë probleme në misionet e ardhshme në Hënë.

Burimi: lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0