Nani, startupi që po kokurron për çmimin "Community Award" në Startup Live Tirana - Business Magazine Albania

Nani, startupi që po kokurron për çmimin “Community Award” në Startup Live Tirana


Vizioni i Startup Live është të krijojë një komunitet global të mendjeve sipërmarrëse dhe influencuesve të startupeve për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për t’u rritur së bashku. Nuk ka rëndësi nëse jeni anëtarë ekipi të profilit të lartë, investitorë potencial, mentor me përvojë apo media përfaqësuese: Startup Live do të sigurohet gjithmonë që ju do të takoni njerëzit e duhur. Në një intervistë për BusinessMag, njëri nga grupet na tregon për idenë e tyre të biznesit dhe eksperiencën në Startup Live Tirana.

BM: Përshëndetje grupi NaNi. Na tregoni pak rreth idesë tuaj të biznesit dhe me çfarë ka të bëjë ajo?

NaNi është një ide biznesi e prezantuar gjatë Startup Live Tirana, e cila lindi si një nevojë e brendshme e prindërve të rinj ose familjareve të tyre për të patur veshje të personalizuara “hand-made” për më të vegjëlit e shtëpisë. Të gjitha veshjet e prodhuara në punishte do të realizohen duke përdorur teknikat dhe elementet tradicionale shqiptare duke ndërthurur trendet e fundit.

NaNi përveç të tjerave është një iniciativë gjithëpërfshirëse dhe kauza sociale që ky projekt synon është punësimi i grave të cilat vuajnë dënimin me burg. Këtyre zonjave do t’ju ofrohet mundësia për trajnim gjatë kohës së dënimit dhe më pas do të punësohen me kohë të plotë pranë punishtes. Gjithashtu Nani ofron mundësine e punësimit edhe të personave me aftësi të kufizuara.

BM: Çfarë ofron Nani për tregun shqiptar?

Të gjithë jemi të lodhur nga gjërat standarde dhe tepër të përgjithshme, prandaj Nani ofron veshje të cilat lidhin ndjesitë dhe momentet, të materializuara në produktet tona.

BM: Cili është ekipi që po punon për projektin NaNi?

Ekipi jonë përbëhet nga 7 anëtarë dhe së bashku po punojmë për të realizuar qëllimin tonë. Konretisht ne jemi disa studentë me një pasion të madh për biznesin që është i dobishëm për të gjithë. Ne jemi:

1. Erisa Koci – Studente në UT, FE , Dega Financë
2. Armeno Sadiku – Student në Epoka University , Dega Informatikë-Ekonomike
3. Sindi Leka – Studente në UT, FSHS , Dega Administrim dhe Politika Sociale
4. Eneida Tahiraj – Studente në UT, FE , Dega Financë
5. Xhina Kamberi – Studente në Epoka University, Dega Informatikë-Ekonomike
6. Klevisa Lumi – Studente ne UT, FE , Dega Financë
7. Niada Marku – Studente në Epoka University , Dega Financë

BM: Është hera e parë që merrni pjesë në Startup Live Tirana? Si po e përjetoni këtë përvojë?

Për të gjithë ne është hera e parë që marrim pjesë në Startup Live Tirana, si një mundësi e mirë për të prezantuar idenë tonë të biznesit dhe për të gjetur mundësi bashkëpunimi.

E gjithë faza e konkurimit po kalon me mjaft emocione sigurisht dhe me shumë pune për të arritur qëllimin final, për të vëne në jetë planin tonë të biznesit.

BM: Nëse do të fitoni ndonjërin prej çmimeve, çfarë do të bëni më tej?

Pas përzgjedhjes në fazën e parë, qëllimi jonë final është të fitojmë çmimin e madh si një input për të zbatuar në mënyrë konkrete sipërmarrjen tonë. Por për të arritur fitoren na nevojitet ndihma e lexuesve të Business Mag, shumë thjeshtë duke votuar për startupin Nani në linkun e mëposhtëm:

 https://community.startuplive.org/sparks/startuplive1/startup-live-tirana-5-community-voting

BM: Faleminderi për intervistën dhe suksese!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0