Nga pasditja e së mërkurës, nafta kushton 239 lekë/litër. Sipas ministrisë së Financave, bordi i Transparencës ka vendosur për uljen e çmimit të naftës me 9 lekë, duke reflektuar uljen e çmimeve në bursën Platts Mediteran. Për benzinën ulja e çmimit është 2 lekë/litër.
Sipas ministrisë së Financave, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, nga 201 lekë që është aktualisht ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet. Ministria e Financave vë në dukje se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Çmimet e reja janë të vlefshme nga ora 14.00 e 31 Gushtit deri në në vendim të ardhshëm të Bordit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto