N-Plus, Netflix po mendon të krijojë një rrjet social kushtuar programeve të saj - Business Magazine Albania

N-Plus, Netflix po mendon të krijojë një rrjet social kushtuar programeve të saj

Lista të personalizuara të programeve televizive? Faqe të kujtesës së serialeve specifike? Këto janë të gjitha idetë që po shqyrton platforma “Netflix”për “N- Plus”, një projekt të cilin ajo e përshkruan si një “hapësirë ​​të ardhshme në internet, ku ju mund të mësoni më shumë rreth shfaqjeve të Netflix dhe gjërave që lidhen me to”.

Në një sondazh dërguar përdoruesve, “Netflix” kërkoi reagimin e tyre për një gamë të gjerë tiparesh të platformës dhe përmbajtjes së saj, përfshirë podcast-et, lista programesh të krijuara nga vetë përdoruesit etj.

“N-Plus është një hapësirë ​​e ardhshme në internet, ku ju mund të mësoni më shumë rreth programeve të Netflix që ju i doni si dhe gjithçka rreth tyre”- mund t`i lexoni në sondazh. Një tipar i përmendur është aftësia për të krijuar dhe ndarë listat e personalizuara të programeve, në mënyrë që përdoruesit e N-Plus të ndërtojnë teorikisht listat e shfaqjeve të tyre të preferuara televizive dhe t’i postojnë ato në internet, apo t’i ndajnë ato me miqtë.

“Nëse shikuesit nuk janë anëtarë të platformës, ata mund të shohin vetëm një trailer të vetë shfaqjes”-thuhet në sondazhin e kryer. Ndërkohë, Netflix po merr në konsideratë përdorimin e N-Plus për të ndikuar në zhvillimin e shfaqjeve të tij televizive.

Në fakt, një nga pyetjet e bëra përdoruesve, është se si do ta vlerësonin ata mundësinë e përdorimit të N-Plus për “t’u njohur me një shfaqje të planifikuar (para realizimit të saj) dhe për të ndikuar në zhvillimin e saj me reagime përpara se të përfundojnë xhirimet”.

Megjithatë, për momentin nuk dihet nëse e gjithë kjo do ta realizohet ndonjëherë, dhe nëse po në formën aktuale. Në fakt, kompania është e njohur për testimin e vazhdueshëm të opsioneve dhe produkteve të reja, disa prej të cilave nuk kanë qenë kurrë pjesë e tregut të gjerë.

CNET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0