Myticket.al, platforma më e re për shitjen e biletave elektronike - Business Magazine Albania

Myticket.al, platforma më e re për shitjen e biletave elektronike


MyTicket, është platforma më e re për administrimin dhe shitjen e biletave të eventeve të shumëllojshme si: ndeshje sporti, shfaqje teatri dhe kinemaje, estradë dhe show artistike, koncerte dhe festivale muzikore por jo vetëm, muze dhe ekspozita, evente korporative dhe festa familjare, udhëtime dhe paketa turistike etj.

Ku mund të gjej bileta për…? Kjo pyetje ka një përgjigje në këtë artikull.

Tashmë nuk ka përse të rrini në rradhë për të blerë biletën tuaj për të ndjekur një shfaqje në kinema. Nuk ka nevojë të shkëputeni nga puna për të nxituar tek sporteli i biletave të stadiumit apo të përpiqeni të gjeni një mik për të zgjedhur vendet më të mira në teatër.

Një platformë e re,  MyTicket.al është  zhvilluar së fundmi dhe ka filluar të funksionojë duke shfrytëzuar avantazhet e ofruara nga zhvillimet teknologjike më të fundit që ky tip shërbimi të jetë aktiv.

Çfarë ofron konkretisht platforma?

Siguri

Të gjitha biletat që shiten nëpërmjet faqes MyTicket janë 100% të sigurta dhe të miratuara në mënyrë zyrtare nga organizatorët e eventeve përkatëse. Të dhënat tuaja personale si edhe të dhënat për blerjen mbahen të fshehta dhe të sigurta.

Shpejtësi

Biletat do të jenë në dorën tuaj në kohën dhe në afatin e duhur. Përveҫ blerjes online dhe dërgimit me e-mail të biletës elektronike, në ҫdo rast sipas kërkesës tuaj ose nëse kërkohet nga organizatori i eventit, do t’ju sillen me postë biletat pranë vendit ku ju banoni.

Larmi eventesh të përmbledhura në 1 vend

Art – Film & Media – Kulturë – Muzikë – Sport – Udhëtime në natyre – Biznes janë kategoritë të cilat ofrojnë aktivitete tek të cilat mund të marrësh pjesë duke blerë bileta online nga platforma MyTicket.al

Konkursi i bukurisë Miss Globe 2016 është sprova e parë në platformën Myticket.al. Çdokush që dëshiron të jetë në rradhë të parë dhe të shohë nga afër Miss-et nga 50 shtete dhe 5 kontinente, mund të informohet dhe të përzgjedhë vendin duke aksesuar: http://myticket.al/al/expo-hall.php

Për ҫdo paqartësi, problem apo kërkesë për informacion shtesë, platforma ka në dispozicion disa mënyra kontakti të shënuara më poshtë:
1. Duke telefonuar në +355 66 2055500 çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 21:00
2. Duke dërguar email në info@myticket.al
3. Duke shkruar në adresën në Facebook MyTicket.al

22

 

99

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0