My Architect, një imazh ndryshe për objektin tuaj - Business Magazine Albania

My Architect, një imazh ndryshe për objektin tuaj

My Architect

Të hedhësh sot hapin për të ndërtuar një shtëpi apo një biznes padyshim është një vendim mjaft i rëndësishëm. Por shpesh, rëndom ndodh që shumë persona të shpenzojnë shuma të mëdha parash dhe në fund nuk mbeten të kënaqur me atë që realizohet. E gjithë kjo ndodh për shkak të neglizhencës që bëhët pikërisht tek konsultimi dhe asistenca e një arkitekti. Mungesa e një eksperti të tillë, hedh poshtë të gjithë mundin dhe shpenzimet e realizuara. Ka raste që një objekt mjaft i thjeshtë apo i vogël, ngjan shumë më i bukur dhe i këndshëm, falë asistencës së arkitektit, se sa një objekt gjigant, por i konceptuar në gjendje të lirë nga pronari.

Vitet e fundit sa vjen e po ndërgjegjësohen qytetarët për rëndësinë që ka arkitekti në planet tona të përditshme.

Pikërisht për këtë ka lindur My Architect, për të sjellë risi të reja jashtë fushës së arkitekturës dhe interiorit për të gjithë klientët. My Architect është tashmë një brand i themeluar në vitin 2016 nga arkitekti Mikel Hoxha dhe një grup të rinjsh profesionistë të arkitekturës me ambicje dhe risi në këtë fushë. Ajo vjen me një showroom abazhuresh dhe prodhimin e mobiljeve në dispozicion të projekteve të studios My Architect.

My Architect është një brand, i cili po synon shtrirjen edhe në Europë dhe tashmë janë realitet projektet jashtë vendit si në Belgjikë dhe Zvicër. Kjo studio i përgjigjet çdo kërkese në këtë fushë përtej Shqipërisë. Ekipi krijon propozime konkrete në bazë të kontekstit dhe kushteve që ofrohen në terren, padyshim duke gërshetuar idetë që ka çdo qytetar për objektin e tij. Ndërthurja e ideve bën që në finale të realizohet punimi i ëndërruar nga klienti.

Disa nga shërbimet që My Architect ofron:

  • Projektim arkitektonik e inxhinierik
  • Projektim urbanistik
  • Projektim vila individuale dhe komerciale
  • Interior e exterior design
  • Projektim peisazhi
  • Urban design
  • Takim & konsultim
  • Matje, ide & koncept
  • Vizatim & dorëzim
  • Zgjedhje & mbikqyrje
  • Grafik-e arkitekture & 3d
  • Projektim, arredim, përpunime grafike të projekteve arkitektonike
  • Vizualizime të imazheve, 2dim+3dim rendera, animacione
  • Dizajn i hapësirave të brendshme
  • Dizajn mobiljesh
  • Mbikqyrje e projektit

Projektet në Behance: https://www.behance.net/myarchitecofficial/projects

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0