Muzikanti Akon po krijon një qytet futuristik, ku e gjithë ekonomia do të mbështetet në kriptomonedhën e tij AKoin - Business Magazine Albania

Muzikanti Akon po krijon një qytet futuristik, ku e gjithë ekonomia do të mbështetet në kriptomonedhën e tij AKoin


Këngëtari i nominuar për GRAMMY, Akon planifikon të ndërtojë një qytet futuristik në Senegal dhe të bazojë ekonominë e saj rreth një monedhe të re virtuale të quajtur AKoin.

Udhëheqësi 45-vjeçar, i cili ka lindur në Misuri, por me prejardhje nga Senegali dhe kaloi shumë nga fëmijëria e tij atje, pretendoi se mund të ishte “shpëtimtari i Afrikës“.

Akon shpreson se kriptomonedha e tij e re Akoin do të jetë në qendër të një qyteti të bazuar 100% në kriptomonedha, i quajtur Crypto City – afër kryeqytetit të Dakarit.

Ashtu si bitcoin, monedha dixhitale do të funksionojë jashtë sferës së qeverive dhe institucioneve financiare tradicionale, që do të thotë “do të sjellë pushtetin përsëri te njerëzit“.

Duke folur në një panel gjatë Cannes Lions 2018, artisti i rritur në Senegal tha: “Unë mendoj se blockchain dhe kriptomonedhat mund të jenë shpëtimtarët për Afrikën në shumë mënyra“.

Lexoni: UNICEF po mbledh fonde përmes kriptomonedhave

Ai tha se teknologjia sjell fuqinë tek njerëzit dhe sjell sigurinë përsëri në sistemin e monedhës.

Akoni këmbënguli se “do të lejonte njerëzit ta përdorin atë në mënyra ku mund të avancojnë vetë dhe të mos lejojnë qeverinë t’i mbajnë të mposhtur”.

Sipas faqes së internetit të Akoin, Crypto City do të krijohet në 2.000 hektarë tokë të dhënë nga Presidenti i Senegalit, Macky Sall.

Ai thotë: “Qyteti është pesë minuta larg nga aeroporti i ri ndërkombëtar, afër bregut dhe një udhëtim i shkurtër nga Dakari, kryeqyteti i Senegalit (atdheu i Akon).”

Ky qytet i planifikuar përmban gjithçka ndërtesa banimi, parqe, dyqane, stadiume, industri të lehta, universitete dhe shkolla. Crypto City i Akon ka mundësi për markat, bizneset dhe individët për të krijuar përvoja të mahnitshme dhe gjithëpërfshirëse në një mjedis futuristik dhe mirëpret çdo njeri që kërkon të ndërhyjë në të ardhmen.

Këngëtari i ‘Smack That‘ pranon se ai është vetëm vizionar për projektin dhe është i lumtur që “të lejojë Geeks-at ta bëjnë realitet atë”.

burimi: thesun.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0