Mural Fest Tirana, art dhe turizëm në Tiranë

Mural Fest Tirana, art dhe turizëm në Tiranë


Tirana pritet te kthehet në një nga destinacionet më të rëndësishme murale për turizmin në rajon. Artistë nga 15 vende të Europës patën mundësinë të njihen me Tiranën dhe me punimet e tyre murale të lënë gjurmë në hapësirat urbane të qytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u njoh nga afër me punët e realizuara nga artistët duke thënë se kjo nismë do të kthehet në një traditë të re për kryeqytetin.

“Shumë prej fasadave me artistë shqiptarë e të huaj, i kanë dhënë qytetit më shumë shije. Minimalisht do të kemi më pak ndotje estetike, por do kemi edhe një bisedë të re që do të nisë me provokimet artistike. Jam këtu që t’i falenderoj me gjithë zemër, që na kanë nderuar, dhe besoj se kemi filluar një traditë të cilën do ta përsëritim çdo vit, me artistët tanë, për t’u siguruar që Tirana e ruan reputacionin si qyteti i ngjyrave”, theksoi Veliaj.

Lexoni: #TiranaWinter2018: Sepse Tirana është e bukur në çdo stinë

“MuralFest Tirana 2018”, lindi si fryt i bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Leçes në Itali. Përmes këtij projekti, bashkia synon të promovojë artin mural në hapësira të ndryshme publike ku fasadat e ndryshme të qytetit shërbejnë si kanavacë dhe galeri për artistët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0