Mungesat në treg/ Çmimet e makinave të përdorura po rriten me shpejtësi - Business Magazine Albania

Mungesat në treg/ Çmimet e makinave të përdorura po rriten me shpejtësi

Çmimet e makinave të përdorura po rriten me “ritme të paprecedentë”, ka thënë faqja e njohur e shit-blerjes së makinave britanike “AA”, pasi më shumë njerëz mendojnë të blejnë makina të përdorura, kur tregu po furnizohet gjithmonë e më pak nga automjete të reja.

Hulumtimet nga grupi i automobilizmit sugjerojnë se çmimi i makinave më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar është rritur deri në 57%, që nga viti 2019.

Ford Fiestat tre deri në pesë vjeç, më të njohurit në faqen e saj të internetit AA Cars, tani vlerësohen me 9,770 £ krahasuar me 7,448 £ dy vjet më parë.

Shifrat e industrisë thanë se makinat “pothuajse të reja” të përdorura ishin veçanërisht të kërkuara.

Rritja e çmimeve është nxitur nga një sërë faktorësh.

Një mungesë globale e çipave kompjuterikë të përdorur në prodhimin e makinave, si dhe materiale të tjera si bakri, alumini dhe kobalti, ka bërë që më pak automjete të reja të dalin nga linjat e prodhimit.

Kjo do të thotë që më shumë blerës të kthehen në tregun e makinave të përdorura.

AA Cars, e cila krahasoi çmimet e makinave tre, katër dhe pesë vjeçare midis 2019 dhe 2021, tha se kërkesa për disa modele ishte aq e fortë sa ato po rriten në vlerë me moshën.

Audi A3 panë rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 2019 (46.09%), e ndjekur nga Ford Focuses (43.11%), të cilat ishin makina e dytë më e njohur në faqen e internetit të AA.

Grupi i automobilizmit tha se lehtësimi i parë i kufizimeve të bllokimit të koronavirusit në verën e vitit 2020 kishte “lëshuar kërkesë” që ishte “mbytur” gjatë fazave të hershme të pandemisë.

Burimi: BBC 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0