Mungesa e punonjësve në pandemi vazhdon - Business Magazine Albania

Mungesa e punonjësve në pandemi vazhdon

forcën e punës

Pandemia e koronavirusit na ka mësuar diçka të paçmuar: mos humbasim kohën duke u përpjekur të parashikojmë të ardhmen. Ashtu siç nuk e kishim menduar kurrë se do të kalonim një vit të jetës sonë të mbyllur në shtëpi, as nuk do të kishim parashikuar se çfarë do të ndodhte. Pas mbylljes së pandemisë supozohej se njerëzit do të përpiqeshin shumë të gjenin punë, por mesa duket vendet e punës po përpiqen të gjejnë njerëz. Çdo aspekt i jetës post-pandemike po ndikohet nga mungesa e fuqisë punëtore.

Madje në Amerikë përgjegjësit e varrezave, kanë filluar të dërgojnë email duke kërkuar falje për barin e gjatë dhe barërat e këqija që mesa duket kanë mbuluar varret, duke thënë se nuk mund të punësojnë punëtorë mjaftueshëm për të kositur lëndinat. Edhe nëpër restorante janë shumë pak punonjës që u shërbejnë dhjetra klientëve që shkojnë të darkojnë jashtë.

Disa pishina komunale në Midwest u desh të vonojnë hapjen ose shkurtimin e orëve për shkak të mungesës së rojeve të shpëtimit. Dhe parku kryesor i argëtimit i Midwest, Cedar Point, u desh të mbyllej dy ditë në javë për pjesën më të madhe të qershorit për shkak të stafit në mungesë. Disa bizneseve ju është dashur të dyfishojnë pagat dhe të shtojnë bonuse për të tërhequr fuqinë punëtore.

Julio Cano, zyrtari kryesor i grupit Bien Trucha, i cili zotëron restorante të frymëzuara nga Meksika jashtë Çikagos, po ofron 700 dollarë për punonjësit që referojnë këdo për punë në pjesën e gatimit apo edhe pjatalarës. Tani këto pozicione fillojnë me 15 dollarë në orë, krahasuar me 12,50 – 13 dollarë para pandemisë. Cano, i cili duhet të mbyllë restorantet e tij një orë pasdite çdo fundjavë në mënyrë që punonjësit të pushojnë, thotë se bizneset e tjera kanë probleme: bankat lokale nuk kanë nëpunës dhe “njerëzit që kujdesen për bimët në një nga restorantet tona po hyjnë në rangun e menaxhmentit të lartë për ta bërë këtë, në vend të punëtorëve që paguhen me orë”.

Ai shqetësohet për ndikimin afatgjatë të kësaj “lufte oferte”. “Ne po luftojmë për të njëjtën grup të kufizuar njerëzish, duke konkurruar kundër Amazon dhe Target dhe duke humbur forcën tonë të punës për industri të tjera”, thotë ai. Jeffrey Korzenik, strategu kryesor i investimeve në një nga Bankat e vendit, thotë se është “tronditur” se sa shpejt u shfaq mungesa e punonjësve.

Ekonomistët thonë se shumë punonjës me paga minimale mund të fitojnë shumë para duke mbledhur sigurimet për shkak të papunësisë shtetërore dhe federale. Shumë shtete po heqin përfitimet e rritura të papunësisë.

Por ka arsye të tjera për mungesat e fuqisë punëtore, thotë Korzenik. Ai thotë se punonjësit e moshës mbi 65 vjeç gjithashtu hezitojnë të ri-hyjnë në fuqinë punëtore, ose në pension gjatë pandemisë, dhe kjo luan një rol në mungesat. Por Cano thotë se adoleshentët që ai punëson kryesisht nuk duan punë si larja e enëve dhe stafi i varrezave thotë se punët e varrezave nuk janë as në krye të listës për shumë të rinj. Kështu që adoleshentët nuk mund ta zgjidhin vetë mungesën e punëve.

“Kam frikë se ku do të përfundojë kjo”, thotë Cano. Më shumë punëtorë mund të kthehen në treg kur përfitimet federale të papunësisë të përfundojnë në Shtator, “por kam frikë se po krijojmë një flluskë. . . kjo nuk është e qëndrueshme”.

Pastaj përsëri, e ardhmja mund të na befasojë. Siç ka ndodhur më parë.

Financial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0