Mundësi shkëmbimi mes shkollave të mesme në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Mundësi shkëmbimi mes shkollave të mesme në Ballkanin Perëndimor

Mundësi shkëmbimi

Në javën e Europës 2021 u lancua projekti “Skema e Shkëmbimit të Shkollave të Ballkanit Perëndimor”. GJatë eventit në Shtëpinë e Evropës në Tiranë u theksua se projekti do të lidhë shkollat ​​e Ballkanit Perëndimor dhe do të lehtësojë shkëmbimin e të rinjve. Ai do të kontribuojë në rritjen e aftësive dhe njohurive të të rinjve në Ballkanin Perëndimor duke përmirësuar sistemet e arsimit dhe duke promovuar bashkëpunimin në rajon. Ai gjithashtu do të forcojë kapacitetet e RYCO dhe të krijojë një skemë rajonale të shkëmbimit të shkollave.

Projekti bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (4.5 milion €) dhe Qeveria Federale Gjermane (1 milion €) dhe do të zbatohet nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në tre vitet e ardhshme.

Ambasadori i BE në Shqipëri z. Luigi Soreca dhe Ambasadori gjerman në Shqipëri z.Peter Zingraf thanë se shkëmbimet e të rinjve kanë një rol jetësor në proceset e pajtimit rajonal.

Sipas z. Soreca, “BE do të vazhdojë të kërkojë çdo mundësi për të dëgjuar të rinjtë dhe për t’i mbështetur ata në rajon, me një fokus të veçantë në bashkëpunimin, arsimin dhe punësimin.”

Ndërsa ambasadori gjerman theksoi se, “Për Gjermaninë, RYCO është një rezultat i rëndësishëm dhe shumë i prekshëm i afrimit të rajonit, veçanërisht në kuadrin e Procesit të Berlinit. Nga historia jonë dhe procesi i pajtimit me fqinjët tanë francezë, ne e dimë se sa e rëndësishme është që të rinjtë me prejardhje të ndryshme të takohen, të shkëmbejnë dhe të ndërtojnë së bashku të ardhmen e tyre

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0