Mundësi bashkëpunimi me ndërmarrjet gjermane. Në muajin tetor do të mbahet në Berlin konferenca për mbrojtjen e ambientit - Business Magazine Albania

Mundësi bashkëpunimi me ndërmarrjet gjermane. Në muajin tetor do të mbahet në Berlin konferenca për mbrojtjen e ambientit

mbrojtjen e ambientit

Në muajin tetor do të mbahet në Berlin një konferencë për mbrojtjen e ambientit. Do të jenë të pranishme ndërmarrjet më të rëndësishme gjermane. Nëpërmjet kësaj konference jo vetëm krijohet mundësia për bashkëpunim me to, por edhe mundësia për të përfituar nga ndihmat financiare të BE për mbrojtjen e ambientit. Kjo do të realizohet nëpërmjet bashkëpunimit me ndërmarrjet gjermane, të cilat janë të specializuara në këtë drejtim.

Hapja e negociatave dhe hyrja në Europë për vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhet gjithnjë e më e shpejtë. E rëndësishme është në këtë periudhë përcaktimi i parimeve bazë për një sukses në zhvillimin e ekonomisë.

Në ditët e sotme, mbrojtja e ambientit dhe mënjanimi i mbetjeve luajnë një rol shumë të madh në politiken e bashkimit europian. Një qëndrim negativ në këtë drejtim është i lidhur me kosto të larta ekonomike si dhe gjoba të ndryshme administrative ashtu sikurse një përpjekje pozitive në këtë drejtim sjell kursime dhe për më tej edhe mundësi të fitimit.

Kur flasim për zhvillim ekonomik kuptohet edhe ripërpunimi i lëndëve të para ose riciklimi i tyre dhe mbetjeve të tyre. Natyrisht që për ndërmarjet e ndryshme zbatimi i këtij sistemi është i lidhur me kosto të ndryshme. Kjo është edhe arsyeja që një sistem i tillë shoqërohet me ndihma të mëdha dhe të ndryshme financiare nga BE.

Si partner të rëndësishëm shfaqen në këtë rast ndërmarrjet gjermane, të cilat kanë një eksperiencë të madhe në këtë drejtim dhe që janë gati të bashkëpunojnë. Shfrytëzoni sot donacionet e BE me qëllim që ndërmarrja juaj të jetë e përgatitur për të ardhmen dhe po ashtu të mundeni të përfitoni sa më shumë nga ndihmat e BE.

Merrni pjesë personalisht ose në mënyrë virtuale në konferencën e Berlinit të datës 20.10.2021 dhe mundohuni ta shfrytëzoni këtë rast për të krijuar lidhje me ndërmarrjet e suksesshme gjermane për të përfituar edhe nga eksperienca e tyre.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0