Mozilla njofton se nuk do të ofrojë më sistemin operativ

Mozilla njofton se nuk do të ofrojë më sistemin operativ për Firefox OS


Mozilla i ka dhënë fund ambicjeve të saj në botën mobile duke njoftuar se nuk do të ofrojë më sistemin operativ për telefonët Firefox OS.

Kjo tërheqje ishte suprizuese sepse Mozilla e konsideronte sistemin operativ si një ndër projektet e saj më madhore. Disa operatorë e ndoqën nismën e Mozilla e megjithatë kjo alternativë me kosto më të ulët sesa telefonët Android dhe iOS nuk gjeti kurrë mbështetjen e supozuar.

Kjo mbase për vetë faktin se në botën mobile bëhet fjalë për një garë tjetër. Mozilla shpresonte se aplikacionet e bazuara në HTML5 janë e ardhmja. Po janë e ardhmja në desktop por jo akoma në platformat mobile. Kjo do të thotë të distancohej nga aplikacionet mobile me të cilat operojnë platformat rivale si Android dhe iOS.

Për të pasur sukes, Firefox OS duhej të përqafohej nga zhvilluesit e aplikacioneve, e cila në teori ishte e pamundur. Aplikacionet e bazuara në HTML5 duhet të përshtaten për harduerët mobile si giroskopët dhe kamerat.

Duke qenë se ky sistem operativ është një projekt me burim të hapur me shumë gjasa do të vijojë të jetojë edhe në të ardhmen në një formë apo tjetrën. Vetë Mozilla e konfirmoi këtë gjë duke thenë se do të vijojë me eksperimente të reja në të ardhmen.

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0