Jo vetëm që dizajnet e saj e dërgojnë luksin dhe modën në një nivel që bota nuk e kishte parë më parë, por ajo u bë zëri i grave. Coco Chanel ishte një dizajnere, sipërmarrëse dhe një shembull.
Ja cilat janë disa nga shprehjet e saj më të njohura:
Për të qenit vetvetja:
“Ngjyra më e mirë në botë është ajo e cila ju rri më mirë.”
Për të qenit proaktiv:
“Mos shpenzoni kohë duke goditur murin, duke shpresuar që do të transformohet në një derë.”
Për suksesin:
“Në mënyrë që të jeni të pazëvendësueshëm ju duhet të jeni gjithmonë ndryshe nga të tjerët.”
Për fuqizimin:
“Jeta ime nuk më kënaqte, kështu që e krijova atë.”
Për udhëheqjen:
“Akti më i guximshëm është të mendoni për veten tuaj.”
Për mentalitetin:
“Butësia nuk i përfundon punët përveç nëse jeni një pulë e cila bën vezë.”
Për kohën:
“Nuk ka kohë për monotoni. Ka kohë për punë. Dhe kohë për dashuri. Ajo nuk lë kohë tjetër.”
Për mundësinë:
“Vishuni sikur do të takoni armikun tuaj më të keq sot.”
Për lumturinë:
“Ka njerëz të cilët kanë para dhe ka njerëz të cilët janë të pasur.”
Për dështimin:
“Suksesi shpesh arrihet nga ata të cilët nuk e dinë se dështimi është i paevitueshëm.”
Burimi: ekonomiaonline.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto