Motivimi në marrëdhëniet e punës. Biznesi, të drejtat e njeriut dhe sindikatat në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Motivimi në marrëdhëniet e punës. Biznesi, të drejtat e njeriut dhe sindikatat në Shqipëri?

Motivimi

Shkruar nga Donila Pipa

Kontrata është një marrëveshje midis palëve, të cilët vendosin të hyjnë në marrëdhënie pune si punëdhënës dhe punëmarrës.

Sot në kohët e Covid19, koha, situatat ekstreme që po kalojnë janë si një mësim për qënien njerëzore, të drejtat  e tyre, për biznesin për të pasur ide  inovative por edhe për marrëdhënie, ku palët motivohen dhe vlerësohen për punën që kryejnë.

Po, ku ndodhet biznesi shqiptar sot? A ndihen  dhe pse nuk janë të motivuar të punojnë punëmarrësit?

Sot, jetojmë në një botë, ku shumica e shqiptarëve në shumicën e rasteve, punojnë për të jetuar dhe më saktë për të mbijetuar, ku nuk shkojnë në punë të motivuar, por për të marrë pagën dhe për të ikur me vrap në shtëpi.

Lind pyetja pse ndodh kjo situatë? E thjeshtë, shumë herë rinia, apo punëmarrësit shqiptarë, punojnë jashtë profilit, nuk i thonë jo, asnjë pune, pavarësisht se nuk kanë diplomën apo eksperiencën e duhur për atë vend pune, pasi duhet të jetojnë më saktë të mbijetojnë këtij tregu shumë herë informal, i bazuar në klane dhe parti.

Shqiptarët sot duhet të punojnë të pagujanë kredinë e shtëpisë, të luftojnë me coividin19, ku shpesh herë as që respektohen fare rregullat,  kushtet për të punuar nga shtëpia.

Lexo: Një erë e re për ALBtelecom, Bilgen Aldan gruaja e parë në krye të kompanisë

Edhe pse Kodi i Punës e përcakton telepunën, sot  të gjithë hyjmë duke punuar, studjuar nga shtëpia, platforma, të ndryshme, pa  i ditur këto platforma, pa u krijuar kushtet punonjësve, mjetet e duhura për të punuar në shtëpi  dhe shume herë tavolina e bukës u kthye në një tavolinë studimi, përsëri motivimi ka ikur fare për të përballuar këto sfida globale.

Kohët ndryshojnë dhe thuhet që pas një lufte, (kjo që po kalojmë tani është një luftë pa e ditur se kush është armiku, me armë, pa armë), që mund të ecim përpara vetëm duke bashkëpunuar, duke iu përshtatur teknologjisë dhe më shumë duke motivuar dhe i motivuar palët kontraktuese?

Po si mund të motivohen punëmarrësit shqiptarë, kur nuk paguhen njësoj, për punë të njëjtë apo me vlere të njëjtë?

Po si mund të motivohen punëmarrësit shqiptarë, kur shumë herë pavarësisht se mësimi është vendosur të zhvillohet  online, janë të detyruar të shkojnë në punë, pavarësisht se kushtet e punës nuk janë të përshtatura  me vendimet e distancimit midis tyre për tu mos u sëmurur nga coivid19?

Po si mund të motivohen punëmarrësit shqiptarë, të punojnë me motivim, të rrisin rendimentin, kur neser mund të ketë shkurtime të vendit të punës, dhe hidhen në rrugë?

Me e bukura, të gjithë thonë drejtohu  gjykatës dhe të gjithë heshtin…???

Po  ku janë vallë sindikatat, apo flenë gjumë. Apo më saktë askush nuk beson me tek to……

Detyra e sindikatave është që t’i bëjë qeveritë më të mira, duke respektuar dinjintetin, kushtet dhe kontratat e punës, po a ndodh kjo në Shqipëri, apo më saktë a do të zgjohemi ndonjëherë për të kërkuar të drejtat tona, jo në mënyrë individuale, jo në thashethemet e kafeve, por në realitet duke u bazuar në dialogun social, në nënshkrimin e kontratave kolektive të punës?

Unë besoj që kjo situatë duhet të na bëjë më të përgjegjshëm që shëndeti dhe siguria në punë, janë detyrim që cdo biznes, insitutucion duhet t’i respektojë, pasi subjektet janë qënie njerezore dhe pastaj subjekte si punëdhënës, punëmarrës, apo të vetëpunësuar.

Unë besoj që sot, duhet të ndryshojmë mentalitetin e të jetuarit, të punuarit, duke pasur strategji cdo biznes, institucion publik apo univerisitete në lidhje me diskriminimin në marrëdhëniet e punës dhe punësim, të drejtat e njeriut apo edhe lidhjen e kontratës kolektive dhe përcaktimi dhe transparenca e pagave.

Pa, ditur dhe vlerësuar jetën, sigurinë, punën dhe njeriun, si qënie njerëzore, asnjë shtet, asnjë biznes nuk mund të ketë rendimet dhe fitime, pasi pa motivuar punonjesit për të gjetur një vend pune, që nga procedura e rekrutimit dhe pyetja abstrakte, “fol për veten tënde”,, nuk mund të jemi një vend që do të ecim përpara drejt Europës së bashkuar!

Sot, kemi nevoje të vendosim standarde, jo vetëm në letra. Por këto standarde pune, dialogu social dhe  bashkëpunimi midis shtetit- punëdhënësit-punëmarrësit- biznesit të jetë i bazuar në komunikim, informim, konsultim. Vetëm atëherë mund të themi që fituam një betejë dhe kemi ndërmarrje europiane, ku respektohet e drejta e njeriut si është palë në kontratë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0