Motivim me Tony Robbins » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 15/04/2019

Motivim me Tony Robbins

Share
nga Admin
Pri 15, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Eglent Bici sjell përvojën e tij dhe grupit sipërmarrës që ndoqën trajnimin në Dhjetor

Prej vitesh Tony Robbins po ndiqet nga shqiptarët në eventet e tij jashtë. Në fund të vitit të kaluar ai u ndoq nga një grup sipërmarrësisht të njohur, të cilët fluturuan qëllimisht për trajnimin 5 ditor të Tonit.

Eglent Bicin, themelues e drejtues i Mei Properties e keni ndjekur edhe në videot motivuese që po bën pothuajse çdo ditë në mediat sociale. Ai tregon se, “Eventi ishte më i miri i Tony Robbins: “Date With Destiny” ishte një nga ato eksperienca jetësore që do të rrijë gjatë në kujtesën time për gjithçka që ndodh aty, gjithçka që përjeton aty”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 28 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Për të gjithë ata që do të donin të ishin në një event të tillë, apo të kuptojnë si është përjetimi, ne biseduam me Eglentin. “Është një nga ato trajnime/evente, ku një herë të duket që ke hyrë brenda para 5 minutash dhe një herë të duket që ke një jetë të tërë në atë sallë. Të qenit një grup e bën eksperiencën edhe më të fortë dhe të veçantë, pasi gjatë ditëve dhe netëve të gjata të trajnimit ka momente dhe situata kur t’i ke nevojë për një përqafim “shqip””, thotë ai.

Për të, prej disa vitesh, pothuajse të gjitha udhëtimet që ka bërë jashtë Shqipërie janë për trajnime, evente e konferenca. “Date With Destiny” është eventi i katërt i Tony Robbins, ku Eglenti ka marrë pjesë. “Besoj se vendimi që mora për të shkuar tek trajnimi i parë i Tony Robbins ka qenë një nga vendimet më të mira që kam marrë ndonjëherë në jetën time. Eksperienca e atij eventi në gjithçka që ndodhi dhe që kalova aty ishte e pabesueshme, duke filluar që tek ecja mbi prush të nxehtë zjarr, tek përcaktimi i objektivave dhe vlerave të mia, prezantimi im i parë me meditimin dhe përfundoi ditën e fundit me vendimarrjen time për të mos konsumuar më asnjë produkt shtazor, vendim, që bëri që të kem një super shëndet fizik, mendor dhe shpirtëror”.

Ajo çka ndodh tek eventet e Tony Robbins është unike, sipas Eglent Bicit, “Është një event ku Energjia, Psikologjia, Aktiviteti fizik, Pagjumësia, Lodhja, Muzika, Spektakli dhe gjithçka që lidhet në një mënyrë aq të mirëorganizuar saqë të duket vetja që je në një botë totalisht tjetër… shkëputja totale nga realiteti i përditshëm dhe fokusimi tek vetja jote, tek dëshirat, ëndrrat, ndjenjat, tek shpirti yt, tek mendja jote janë aq të thella saqë do të duash ta bësh përsëri vetëm disa ditë pasi ka përfunduar eventi”.

Ecja mbi zjarr është një nga momentet që ai do të mbajë mend gjatë në jetën e tij. Ai tregon se ndjeu djegie mes gishtave derisa mbërriti në hotel edhe u fut në dush.

“Frika është ajo që na ndalon të bëjmë gjërat që duam dhe frikë më të madhe se të ecësh mbi zjarr nuk ka. Tony me anë të një përgatitje fantastike, duke përfshirë shumë metoda brenda që nga NLP deri tek hipnoza arriti që edhe 10.000 vetë që ishin në West Palm Beach dhe më shumë se aq në Londër të ecje mbi zjarr dhe të dukej sikur e kishin bërë dhjetëra herë”, thotë Eglent Bici.

Çfarë mësoi nga ky event?

“Nëse do të shkruaja gjitha çfarë mësova, do të më duhej të shkruaja një libër dhe që jam duke e menduar tashmë 🙂 Me të vërtetë që nga trajnime dhe evente të tilla mëson shumë. Një pjesë prej atyre çështjeve që u trajtuan aty, i kisha lexuar dhe dëgjuar më parë, por ajo që më bëri të mendohem gjatë ishte një terminologji që nuk e kisha dëgjuar më parë, të paktën jo me aq forcë dhe jo me atë kuptim që unë kuptova aty: Pyetja Primare. Cila është ajo pyetje që t’i i bën vetes çdo ditë?! kur ngrihesh nga gjumi në mëngjes, kur përballesh para një sfide, kur je përballë një klienti të vështirë, kur je përballë dashurisë tënde, kur je me një mik, kur të del dikush që të ka zhgënjyer para teje? Cila është kjo pyetje? A të bën të ndihesh i fuqishëm apo i dobët? A të bën të ndihesh pozitiv apo negativ? A të jep energji apo të merr energji? A ta mbush shpirtin me dashuri apo me urrejtje? Këto janë disa nga pyetjet që duhet të bëni.

Vetëm me gjetjen e Pyetjes primare, jemi marrë për më shumë se gjysëm dite trajnim dhe po flasim për një trajnim që fillonte në orën 09.30 të mëngjesit dhe mbaronte në 3 të mëngjesit ditën tjetër, një trajnim/event në një ambient, ku temperatura mesatare ishte më pak se 15 gradë celcius dhe ti ishe i veshur me xhup dhe shall.

Koncepti i Triadës është një koncept i Tony Robbins, ku në bazë të gjithçkaje është Fiziologjia jonë dhe 2 brinjët e tjera janë Fokusi dhe Fjalët, kuptimi që u japim atyre.

Një shprehje shumë interesante për ne që jemi në biznes dhe që duhet të punësojmë njerëz gjithmonë dhe ne tek www.mei.al kemi gjithmonë nevojë për njerëz të rinj, pasi jemi në rritje të vazhdueshme, ishte: Nuk është çështja se kë punëson, por se kë nuk pushon.

Përcaktimi i vlerave tona personale, i misionit dhe vizionit tonë pasi njohja e tyre e bën gjithçka në jetën tonë shumë më të thjeshtë dhe të qartë dhe na e shpejton rrugën drejt qëllimit dhe ëndrrës tonë.

Çfarë e dallon Tony Robbins nga trajnerë të tjerë?

Të gjithë trajnerët i orientojnë trajnimet e tyre rreth rritjes personale dhe profesionale, drejt zhvillimit dhe mënyrave se si mund të rritesh dhe zhvillohesh, por ajo që i bën shumë të ndryshëm sipas Bicit është mënyra se si e përçojnë këtë mesazh dhe Tony Robbins, sipas tij është në majë të kësaj fushe dhe më i miri në botë sot. Ai kujton gjithashtu se ka shumë njerëz të apasionuar dhe ndjekin shumë trajnues të tjerë si Brian Tracy, Bob Proctor, Robert Kiyosaki, Les Brown, Simon Sinek etj. dhe patjetër që të gjithë këta janë shumë të mirë, “por Tony Robbins dhe mënyra e tij e trajnimit është krejtësisht e veçantë dhe speciale. Ne kemi fatin që kemi në Shqipëri Vasil Naçin, që na sjell të paktën 1 herë në vit një trajnim/event për të gjithë të rinjtë shqiptarë që duan të rriten dhe zhvillohen në stilin e Tony Robbins”. Eglent Bici, thotë se, “nga Nëntori i 2019, për të krijuar një mundësi më shumë, shqiptarët të shkojnë në trajnime të Tony Robbins, por jo vetë, ne tek www.mei.al jemi përfaqësues zyrtarë të Success Resources https://www.upwlondon.co.uk/, kompania më e madhe në botë për trajnime dhe evente që lidhen me vetëzhvillimin.

Artikulli u publikua më parë në faqen 28 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit.

 


Evente

Rikthehet TË RINJTË FLASIN!

Korrik 31, 2019
2 PM – 5 PM