Moti i acartë ka prekur të gjithë vendin. Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica dhe rreshje dëbore kryesisht në verilindje. Kjo ka rritur vështirësitë në qarkullimin rrugor, ndaj Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sjell në vëmendje kujdesin e nevojshëm të drejtuesve të automjeteve.
Për të shmangur aksidentet, ajo ka publikuar në faqen e saj zyrtare 7 udhëzimet e mëposhtme
Lexo: Kina po modifikon kushtet e motit, a duhet të shqetësohemi?
- Verifiko sistemet e: ngrohjes së kabinës, funksionimin e duhur të xhamave dhe pasqyrave;
- Përdor antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit;
- Qarkullo vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit;
- Mbaj gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.)
- Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm, ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin;
- Mos kryej manovra të nxituara, veçanërisht në prani të dëborës;
- Trego kujdes me frenimin dhe rrotullimet e timonit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto