Mos humb ASGJË: Instagram teston risinë për Story Highlights - Business Magazine Albania

Mos humb ASGJË: Instagram teston risinë për Story Highlights

Mos humb ASGJË: Instagram teston risinë për Story Highlights

Instagram po teston një mënyrë që të mund të shikosh përmbajtjet e miqve, të cilat mund të kesh humbur. Rrjeti social ka filluar të shfaqë Story Highlights të papara nga ndjekësit e përdoruesve në fund të seksionit Stories.

“Ne gjithmonë punojmë në mënyra të reja për të ndihmuar njerëzit të lidhen në Stories dhe po testojmë sjelljen e Highlights-ve të fundit në fund të seksionit me një grup të vogël përdoruesish,” tha një përfaqësues i Meta për TechCrunch.

Kjo veçori u vu re për herë të parë nga eksperti i mediave sociale Ahmed Ghanem.

Pasi Instagram është mbushur me shumë përmbajtje si Reels dhe postime të sponsorizuara, është e lehtë të humbasësh përditësime nga njerëzit që ndjek. Veçoria e re eksperimenton një mënyrë për të siguruar që të mos humbasësh përmbajtje nga miqtë dhe familja jote.

Meta thekson se përdoruesit do të mund të shohin Story Highlights të papara nga java e kaluar.

Story Highlights të papara do të mund të shihen vetëm kur të kalohen të gjitha Stories aktuale në seksionin e Stories. Kjo do të thotë që nëse ndjek shumë njerëz dhe nuk arrin gjithmonë të kalosh deri në fund të seksionit të Stories, mund të mos i shohësh Highlights-t.

Lexo edhe: Prioritizoni dhuratat këtë sezon festash!

Është e rëndësishme të theksohet se veçoria nuk do të shfaqë Stories standarde, por Story Highlights, të cilat janë Stories të kuruara që përdoruesit i kanë ruajtur në profilet e tyre.

TC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0