Mos e ngatërroni Ideapod me rrjetet e tjera sociale pa ide - Business Magazine Albania

Mos e ngatërroni Ideapod me rrjetet e tjera sociale pa ide


A keni një ide dhe doni ta ndani me të tjerët në Internet? Në rregull, tani ka një platformë për këtë! Përveç shumë platformavë të tjera që kanë një qëllim të vetëm të ndajnë mendimet tuaja.

Por tani ka një sit, mekanizmi ‘ndarës” i së cilit është rreth “ideve.” Siti quhet “Ideapod” dhe numëron 70,000 përdorues që nga tetori i 2014. Ai u krijua në 2013. Qendra e tij është në Nju Jork dhe qëllimi i tij është “të ndërlidhi ide dhe mendimtarë të rëndësishëm rreth pasioneve që ata ndajnë si dhe të trajtojnë çështje globale si të drejtat civile, gapin ekonomik dhe shëndetin.

Ideapod është ‘fëmija” e lindur nga dy australianë, Justin Brown dhe Mark Bakacs.
Mark punoi si një jurist i suksesshëm në vende të ndryshme të botës para se të fillonte aventurën e Ideapod. Ndërsa Brown ka studjuar për Marëdhënie Ndërkombëtare në Britaninë e Madhe me qëllim marrjen e PhD më vonë. Sapo ai dhe Mark filluan të ideojnë Ideapod, ai i la përgjysëm studimet dhe kurrë nuk e mbaroi temën e disertacionit.

Të dy janë të zgjuar dhe e pranojnë se Ideapod synon lart. Por a nuk është Ideapod si çdo platformë tjetër?

Në pamje të parë po, siti vjen si shumë faqe të tjera sociale. Faqja e parë ka lajme të frymëzuara nga idetë që mund të lexohen nga të tjerët. Çdo lajm ka 1,000 karaktere dhe gjithsecili mund të lërë komente që shoqërohen me nga një foto dhe video. Nga këtu, të tjerët që do të duan të përfshihen në këtë ide, mund të komentojnë dhe komenti përsëri duhet të jetë 1,000 karaktere ose më pak.
Brown e sheh Ideapod si një platformë ku forcohet dialogu. Sipas tij, “Ideapod është një platformë që lidh mendimtarët kudo nëpër botë me idetë që ndryshojnë botën.” Ndërsa shton se një ide është kategorikisht ndryshe nga një postim në Facebook apo Twitter.
“Idetë po përpiqen të ndryshojnë perspektivën e dikujt. Eshtë plotësisht e orientuar nga e ardhmja,” thotë Brown.
Brown dhe Bakacs se bashku me Sir Richard Branson, Virgin Group, i cili ‘vrapon’ pas ideve te reja

Kompania ‘rekruton’ mendimtarë të mëdhenj – individë por edhe organizata. Disa nga përdoruesit më spikatës të saj janë: Carnegie Council for Ethics and International Affairs, Kombet e Bashkuara , the New York Stock Exchange, dhe Forumi Botëror Ekonomik. Brown thotë se universitetet do të futen shpejt në lojë.

Bakacs shpjegon se me qëllim mosizolimin e ideve, të shprehura në postime, në të djathtë të faqes do të shihni idetë e ndërlidhura me atë që po lexoni. “Këto ide mund të kthehen në veprime apo frymëzim. Platforma është stimuluese,” thotë Bakacs.

Sipas tij, kjo është një faqe për tw dhënurit pas inovacionit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0