Mos e injoro! Microsoft do fshijë fjalëkalimet, afati po afron! - Business Magazine Albania

Mos e injoro! Microsoft do fshijë fjalëkalimet, afati po afron!

Nga Gushti 2025, përdoruesit e Microsoft Authenticator nuk do kenë më akses në fjalëkalimet e ruajtura! Kompania ka konfirmuar fundin e një epoke: fjalëkalimet po zhduken, për t’u zëvendësuar me teknologji më të sigurta si passkeys.

Në një njoftim zyrtar, Microsoft paralajmëron se hakerat po përpiqen me çdo kusht të përfitojnë nga dobësitë e fundit të fjalëkalimeve, ndaj veprimi i shpejtë i përdoruesve është kritik.

Lexo gjithashtu: Spotify përmirëson përvojën e dëgjuesve për podcast-et

Datat kyçe që duhet të mbani mend:

  • Qershor 2025 – S’do mund të ruani fjalëkalime të reja në Authenticator.
  • Korrik 2025 – Autoplotësimi i fjalëkalimeve do ndalojë.
  • Gusht 2025 – Të gjitha fjalëkalimet e ruajtura do fshihen përgjithmonë!

Microsoft sugjeron përdorimin e shfletuesit Edge për menaxhimin e fjalëkalimeve dhe ruajtjen e të dhënave, duke e shoqëruar edhe me një ekran të ri në aplikacionin Authenticator që nxit përdoruesit të kalojnë në Edge.

Në të njëjtën kohë, passkeys po promovohen si e ardhmja e sigurisë digjitale, me studime që tregojnë se 54% e përdoruesve i konsiderojnë ato më të lehta për t’u përdorur dhe 53% më të sigurta se fjalëkalimet tradicionale.

Microsoft po të kërkon, harro fjalëkalimin, për mire

Nëse ende nuk ke kaluar te passkeys, tani është momenti të përditësosh sigurinë e llogarive të tua, për të shmangur humbjen e të dhënave dhe rrezikun e sulmeve kibernetike.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0