Mos braktisni Shqipërinë! Rrëzoni neodiktaturat. Mesazhi i Arben Dukës, kryetar i PPA, për të rinjtë - Business Magazine Albania

Mos braktisni Shqipërinë! Rrëzoni neodiktaturat. Mesazhi i Arben Dukës, kryetar i PPA, për të rinjtë

Mos braktisni Shqipërinë

Në një ditë rëndësishme si 8 Dhjetori, dita e lirisë dhe rinisë, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ka ndarë një mesazh për të rintë shqiptarë, duke i ftuar ata të mos e praktisin vendin dhe të luftojnë fort për të.

Lexoni më poshtë mesazhin e plotë të tij:

Mos braktisni Shqipërinë! Rrëzoni neodiktaturat!! Ky është apeli im publik për të rinjtë në ditën insiruese të tyre.

Edhe pas 30 vitesh dita e rinisë na tregon dështimet tona.

Tre janë dështimet më të mëdha të tranzicionit:

  1. Mungesa e democracisë funksionale,
  2. Mungesa e shtetit ligjor dhe
  3. Mungesa e alternativave për të rinjtë që i detyron të braktisin vendin.

Keq-qeverisja e Rilindasve po e bën Shqipërinë një vend me më pak të rinj.

Shqipëria është sot një vend ku të rinjtë gjejnë më pak shpresa dhe më shumë keq-qeverisje, varfëri dhe alternativa mbijetese apo suksesi.

Lexo: Richard Branson përcjell mesazhe shprese dhe inkurajimi për GEW 2020

Shqiptarët kanë më pak shpresë, më pak fëmijë të lindur dhe më pak të rinj.

Thirrja nga zemra: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” duhet të buçasë më fort, duhet të krijojë shpresë reale për të rinjtë dhe duhet t’i kujtojë fundin e hidhur politik çdo lideri arrogant dhe të babëzitur.

Kombi shqiptar duhet ta mbështesë zhvillimin e tij tek aspiratat progresiste të të  rinjve shqiptarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0