Monedhat virtuale, Shqipëria nis t’i njohë ligjërisht - Business Magazine Albania

Monedhat virtuale, Shqipëria nis t’i njohë ligjërisht


Projektligji i Ministrisë së Financave parashikon vendosjen e disa rregullave për monedhat virtuale.

Dokumenti është aktualisht për diskutim dhe në relacionin e tij shpjegohet se projektligji do të  shfrytëzojë sa më mirë përfitimet që ofron kjo teknologji. Ai synon t’u japë përgjigje disa reziqeve të mundshme: siç janë, krijimi i skemave mashtruese apo skemave të paautorizuara për të ofruar aktive virtuale, rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut, nevojitet një kornizë ligjore e plotë në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet, shkruhet në relacionin e projektligjit.

Deri më sot ne nuk kemi një ligj që të parashikojë rregullimin, ndalimin apo penalitet në lidhje me aktivet virtuale dhe shërbimet e lidhura me to.

Projektligji synon të rregullojë kushtet për licencimin, ushtrimin e aktivitetit të operatoreve dhe bursave dhe mbikëqyrjen e tyre, kushtet për emetimin e monedhave digjitale dhe virtuale dhe autorizimin nga organet përgjegjëse, kushtet dhe rregullat për tregtimin e tokenve digjitale dhe monedhave virtuale, ofruesit e shërbimeve të kujdestarisë për palët e treta, si dhe parandalimin  e praktikave abuzive në treg, ku parashikohen gjoba të rënda për cilindo, i cili shkel dispozitat e ligjit.

“Projektligji i ri synon të krijojë avantazhe ekonomike për vendin nga përdorimi i teknologjisë DLT.  Emetimi i rregulluar sipas këtij projekt-akti të tokenve digjitalë dhe monedhave virtuale (Initial Coin Offering – ICO) dhe i tokenve digjitale të titujve (Securities Token Offering – STO) krijon premisa për sigurimin e një burimi alternativ financimi për hapjen e bizneseve të reja dhe bizneseve të tjera inovative që do ta kishin të vështirë ose të kushtueshme për të mbledhur kapital përmes kanaleve tradicionale të financimit. ICO/STO, gjithashtu, mund të ofrojnë një mjet të shpejtë dhe efektiv për të mbledhur para nga një bazë e diversifikushme investitorësh.

Lexo: Mine.al, platforma e parë shqiptare për menaxhimin e monedhave virtuale

Nga ana tjetër ICO/STO mund të përfaqësojnë një mundësi tërheqëse investimi, duke përfshirë edhe investitorët e vegjël që zakonisht nuk kanë akses në financimin e investimeve të tyre në fazën fillestare. Kjo krijon mundësi për rritjen e përfshirjes financiare.

Dërgesat e emigrantëve, janë një tjetër proces ku teknologjia e regjistrave të shpërndarë ka potencial të ndryshojë rrënjësisht strukturën e operimit dhe modelin e biznesit. Vitin e kaluar, remitancat ishin 1.2 miliardë euro, një vlerë më e lartë edhe se investimet e huaja direkte.

Në konferencën e fundit të Bankës së Shqipërisë mbajtur këtë muaj guvernatori Gent Sejko theksoi se tregu i brendshëm duhet të përshtatet me zhvillimet e fundit në tregun global, duke marrë parasysh edhe forma të reja të investimeve dhe transaksioneve.

Në nismën e ministrisë së Financave parashikohet krijimin e strukturave të reja monitoruese dhe mbikëqyrëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0