Mobilizimi, spitali ndërtohet për 6 ditë - Business Magazine Albania

Mobilizimi, spitali ndërtohet për 6 ditë


Qyteti kinez i Wuhan është përcaktuar për të ndërtuar një spital brenda gjashtë ditëve në mënyrë që të trajtojë pacientët që dyshohen se kanë koronavirus.

BBC, shkruan se, aktualisht janë 830 raste të konfirmuara në Kinë, 41 prej të cilëve kanë vdekur.

Spitalet në qytet janë mbipopulluar nga banorë të shqetësuar dhe farmacitë po mbarojnë të gjitha ilaçet.

Sipas mediave shtetërore, spitali i ri do të ketë rreth 1.000 shtretër dhe shtrihet në një sipërfaqe rreth 20 mijë metra katrorë.

“Ai është gati si një spital karantinë ku dërgohen njerëzit me problem infektive” tha Joan Kaufman, lektor I shëndetit dhe mjekësisë sociale në në shkollën e mjekësisë në Harvard.

Ky pritet të jetë një record i ri dhe pasqyron mobilizimin dhe respektimin rigoroz të rregullave e objektivave. Në vitin 2003, Brenda 7 ditësh u ndërtua spitali në Pekin, ndaj ekipi actual po synon të mposhtë atë rekord.

“Ky vend autoritar mbështetet në këtë qasje mobilizimi nga lart poshtë. Ata mund të kapërcejnë natyrën burokratike dhe kufizimet financiare dhe janë në gjendje të mobilizojnë të gjitha burimet,” tha përfaqësuesi i shëndetit publik Huang.

Ai tha se inxhinierët do të silleshin nga i gjithë vendi në mënyrë që të përfundonin ndërtimet në kohë. Përsa u përket furnizimeve mjekësore, Wuhan ose mund të marrë furnizime nga spitalet e tjera ose mund t’i porosisë ato nga fabrikat.

Në vitin 2003, Spitali Xiaotangshan u ndërtua në Pekin për të akomoduar numrin e pacientëve që shfaqnin simptoma të Sars. Ai u ndërtua në shtatë ditë, duke thyer rekordin botëror për ndërtimin më të shpejtë të një spitali. Rreth 4,000 njerëz kanë punuar për të ndërtuar spitalin, ditë e natë në mënyrë që të përmbushin afatin.

Brenda dy muajve, në këtë spital u vendos një e shtata e pacientëve me Sars, e cila u vlerësua si “mrekulli në historinë e mjekësisë”.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0