Mjeti i ri zbulon sëmundjet “të fshehura” të zemrës me saktësi 77%, duke ia kaluar edhe mjekëve - Business Magazine Albania

Mjeti i ri zbulon sëmundjet “të fshehura” të zemrës me saktësi 77%, duke ia kaluar edhe mjekëve

Mjeti i ri zbulon sëmundjet “të fshehura” të zemrës me saktësi 77%, duke ia kaluar edhe mjekëve

Një mjet i ri i fuqizuar nga inteligjenca artificiale, i zhvilluar nga studiuesit në Universitetin Columbia dhe spitali NewYork-Presbyterian, ka arritur të zbulojë sëmundjet strukturore të zemrës me një saktësi mbresëlënëse prej 77%,  duke tejkaluar edhe kardiologët më me përvojë.

Sëmundjet strukturore të zemrës (SHD) lidhen me defekte në valvulat, muret apo dhomat e zemrës, që mund të jenë të lindura ose të zhvillohen me kalimin e kohës. Ato shpesh quhen “sëmundje të fshehura”, pasi mund të mos japin simptoma të dukshme deri në një ngjarje të rëndë si infarkti apo goditja në tru.

EchoNext, siç quhet teknologjia e re, është një model i bazuar në inteligjencë artificiale që analizon të dhënat e një elektrokardiograme (EKG) për të përcaktuar nëse një pacient ka nevojë për një ekzaminim më të avancuar, ekokardiografinë, për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës. “Ka pasur një rritje të ndjeshme të përdorimit të modeleve të AI për zbulimin apo skriningun oportunist të sëmundjeve,” tha Dr. Pierre Elias, profesor në fushën e mjekësisë dhe informatikës biomjekësore në Columbia. “EchoNext është modeli i parë që arrin të zbulojë të gjitha format e sëmundjeve strukturore të zemrës vetëm nga një EKG.” Një EKG është një test i shpejtë, jo-invaziv që mat aktivitetin elektrik të zemrës dhe përdoret gjerësisht për pacientët që paraqesin simptoma si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, palpitacione ose humbje të papritur të vetëdijes. Megjithatë, ai nuk është gjithmonë i mjaftueshëm për të zbuluar SHD.

Lexo dhe:Hilton: Perandoria që nisi nga një dështim!

Pikërisht këtu hyn në lojë EchoNext. Ky mjet është zhvilluar për katër vite dhe është trajnuar me mbi 1.2 milion çifte EKG–ekokardiogramë, të mbledhura nga rreth 230,000 pacientë. Gjatë testimeve në 3,200 EKG, modeli zbuloi sëmundje strukturore me saktësi 77%, duke tejkaluar performancën e 13 kardiologëve të cilët arritën një saktësi prej 64%. Më tej, EchoNext identifikoi mbi 7,500 persona me rrezik të lartë për SHD nga një grup prej afro 85,000 pjesëmarrësish. Studiuesit ndoqën këta pacientë për një vit pa informuar mjekët e tyre për parashikimet e AI-së. Gjatë kësaj periudhe, 55% prej tyre bënë ekokardiogramën e parë  dhe pothuajse 75% u diagnostikuan me SHD, një normë pozitive shumë më e lartë se zakonisht. “Kjo teknologji i ndihmon pacientët të shkojnë më herët te mjeku i duhur dhe të marrin trajtimin që kanë nevojë,” tha Dr. Elias, gjithashtu drejtor mjekësor për inteligjencën artificiale në NewYork-Presbyterian. “Realiteti është që shumë pacientë që kanë nevojë për një kardiolog nuk arrijnë ta takojnë në kohë – dhe EchoNext ndihmon për ta ndryshuar këtë situatë.” Gjetjet e studimit u publikuan të mërkurën në revistën shkencore Nature, duke hapur rrugën për një paradigmë të re në skriningun kardiologjik, ku teknologjia AI bashkëpunon me analizat tradicionale për një diagnozë më të hershme dhe më të saktë.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0