Hilton është një emër i njohur në industrinë e mikpritjes , një zinxhir global hotelesh që shtrihet nga struktura mesatare deri te hotelet luksoze në çdo cep të botës. Por pak e dinë se historia e këtij imperiumi fillon pikërisht në Teksasin Perëndimor. Themeluesi dhe emri pas markës, Conrad Hilton, nuk kishte ndërmend të hapte një hotel në fillim, ai kishte planifikuar të blinte një bankë.
Në fillim të viteve 1900, gjatë kulmit të bumit të naftës, Conrad Hilton mbërriti në Texas me ambicie të mëdha. Por kur përpjekja e tij për të blerë një bankë dështoi, ai mori një vendim që do të ndryshonte përgjithmonë jetën e tij dhe industrinë e mikpritjes, bleu hotelin Mobley me 40 dhoma në qendër të qytetit Cisco, Texas, në vitin 1919. Hoteli rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm. Ka të dhëna që tregojnë se, gjatë bumit të naftës në vitet 1920, dhomat e hotelit ndërronin përdorues deri në tre herë në ditë. Për të përballuar kërkesën e lartë, Hilton madje konvertoi edhe sallën e ngrënies në dhoma gjumi.
Pas suksesit në Cisco, Hilton vazhdoi të ndërtonte dhe blinte hotele në të gjithë Texasin, përfshirë Hilton-in me shumë kate në Dallas në vitin 1925 dhe Hilton-in në Abilene në vitin 1927. Më vonë, hoteli i Abilene u shit dhe u riemërua si “The Windsor Hotel”. Një fakt interesant është se në fillim të viteve 1960, suita e fundit e Windsor Hotel u kthye në ambientet e një radio stacioni AM dhe FM, një prej kombinimeve të para të këtij lloji në Abilene. Stacioni përfitoi nga lartësia 11-katëshe e ndërtesës për të vendosur antenat e transmetimit. Më vonë, këto stacione radioje u bënë pjesë e grupit Townsquare Media dhe pikërisht prej kësaj historie u njohëm edhe ne me të kaluarën e Hilton-it në Abilene. Ishin shumë ditë kur operatorët e radios detyroheshin të ngjiteshin në këmbë 11 kate ose të prisnin për orë të tëra nëpër ashensorë të bllokuar për të arritur në vendin e punës.
Duhet theksuar se Hilton nuk ndërtoi hotelin e tij të parë jashtë Texas-it deri në vitin 1939, në Albuquerque të New Mexico-s. Sot, emri Hilton është i pranishëm pothuajse në çdo qytet të madh të botës, por gjithçka nisi me një marrëveshje të dështuar për blerjen e një banke dhe një periudhë të artë për industrinë e naftës në Texas.
View this post on Instagram
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto