Mjeti i marketingut që duhet ta njohë çdo marketer në Shqipëri

Mjeti i marketingut që duhet ta njohë çdo marketer në Shqipëri

Nga Jori Vila

Efektet e krizës nga COVID-19 vazhdojnë të përhapen në të gjithë botën e biznesit dhe në fushën e reklamimit kjo krizë po ndjehet akoma më shumë.

Ka ende shumë pikëpyetje apo paqartësi se si muajt e ardhshëm do të ndikojnë në komunitetin global, si profesionalisht ashtu edhe në aspektin personal. Prandaj është mjaft thelbësore t’i shohim të dyja kendvështrimet për të marrë vendimet e duhura në lidhje me shpërndarjen e buxhetit të reklamave.
Marketerët duhet të jenë në mënyrë konstante duke u përshtatur në varësi të dinamikave që krijohen.

Çelësi  i suksesit të tyre është t`i qëndrojnë trendeve të fundit, por duke ndjekur mirë të dhënat e matjeve.

Situata në përgjithësi është e tillë, që konsumatorët kalojnë shumë kohë në shtëpi, ose në zyrë. Në varësi të llojit të angazhimit, duke rritur kështu kërkesën për porosi të ushqimit me delivery. Kjo ka sjellë një rritje të jashtëzakonshme të porosive të picave gjithashtu. Një studim i kryer nga Numerator (www.numerator.com) tregoi se shumë industri po e zëvendësojnë me diçka të re mesazhin e një reklame. Si p.sh. restorantet po përqëndrohen te mesazhi i ofrimit të shërbimit të shpërndarjes.

Tashmë marketerët po fokusohen në taktika reklamash duke iu përshtatur një mesazhi më të detajuar. Ajo që ne duam të sjellim përmes këtij artikulli është lajmi i mirë që tashmë në tregun shqiptar ekziston mundësia për të ofruar  koncepte reklamuese që mund t’i arrijnë konsumatorët  në vendin e tyre më të sigurt, pra, në shtëpi.

Një nga këto metoda është përdorimi i kutive të picave si hapësirë reklamuese. Mendoni për këtë si një billbord i lëvizshëm, i cili i shkon konsumatorit në shtëpi. Studimet kanë treguar se kjo lloj reklame mund të arrijë një shkallë tërheqjeje prej 80% (8 në 10 familje kujtojnë të shohin një reklamë në kutinë e picës).

Për një kompani amerikane që zgjodhi të reklamojë në kutitë e picave, ROI mesatare që arriti ishte 150%. Kjo do të thotë që për çdo 1 dollarë që reklamuesi investoi në një fushatë reklamuese në kutitë e picave, ata morën të paktën 2.5 dollarë shtesë të shitjeve. Sigurisht dhe formula e zgjedhur, kreative dhe nxitëse pati efektin e vet.

Innbox Media

Si funksionon reklamimi në kutitë e picave?

Reklama është e shtypur në pjesën e brendshme të kutisë së picës ose sipër saj dhe dërgohet në piceritë ose në zonat që ka zgjedhur reklamuesi, në sasinë e zgjedhur nga reklamuesi. Piceritë i shpërndajnë kutitë aty ku ndodhet konsumatori (në shtëpi, në zyrë, në park, etj) . Reklamat në kutitë e picave dorëzohen në duart e konsumatorëve duke arritur mesatarisht 45 min ekspozim të markës përballë konsumatorit. Ndonjëherë konsumatori e lë picën në frigorifer dhe kështu gjenerohet më tepër ekspozim.

Mesatarisht, shitësi më i madh i picave në Tiranë, shet 50.000 pica në muaj dhe në rrethe 20.0000-30.000 pica në muaj, duke arritur një audiencë prej 80.000-100.000 impressions (që janë praktikisht mesatarisht 50.000 shikues unikë).

Përfitimet e marketingut të kutive reklamuese të picave

  1. Rinjohje e lartë e brandit

Konsumatorët janë mjaft të ngarkuar me reklama digjiitale që ata i shohin për një fraksion sekonde dhe mezi i mbajnë mend ato. Hapësira e vëmendjes për reklamat digjitale është minimale dhe vështirë se mund të arrijë t`i  bëjë ata që t`i mbajnë mend këto reklama.  Reklama tek kutia e picave krijon një efekt surprizë për konsumatorin duke e bërë atë më tërheqëse.

Një shembull: duke përdorur reklamën në kuti pice, mesazhi juaj arrin mesatarisht 2.5 persona që kanë kontakt me kutinë. Ata kalojnë një mesatare prej 10 minutash duke parë dhe bashkëvepruar me mesazhet tuaja.
Pra një fushatë prej 50,000 kutish do t’ju japë një kohë prej 500.000 minutash kontakti me konsumatorin.

Innbox Media

Kosto e ulët

Buxheti i përdorur duke vendosur një billbord në një autostradë me lëvizje të lartë për një muaj mund të rialokohet për të shpërndarë 10.000 kuti pice me një ROI dhe ekspozim të reklamës shumë më të lartë.

Përdorimi i OOH dhe billborda-ve ka shumë të ngjarë të përjetojë një rënie në javët e ardhshme, duke pasur parasysh dimrin, situatën e pandemisë dhe lëvizjet që vijnë dhe rrallohen. Bizneset që kanë shumë nevojë për të bërë diçka për ndërmarrjen e tyre do të duhet të marrin parasysh reklamat e trendeve të reja për të qëndruar në biznes.

Kjo do të thotë që më shumë klientë do të braktisin reklamat në billbords për t`i zëvendësuar ato me reklama indoor; një strategji, të cilën markat e kanë përdorur duke u përpjekur të shmangin kostot e larta të reklamave.
Marketingu i Kutive të picave është i vërtetë! Reklamat e shtypura në kuti inspektohen gjatë fushatës për t’u siguruar që piceritë po i shpërndajnë ato tek konsumatorët. Reklamat në kutitë e picave kanë një natyrë jokonvencionale dhe të papritur. Kjo krijon një efekt të befasishëm që e bën trurin tuaj të perceptojë dhe të kuptojë më mirë mesazhin.

2.3 milionë shqiptarë porosisin mesatarisht 9 pica në vit, duke u bërë kështu një mjet jashtëzakonisht të fuqishëm të marketingut për të arritur konsumatorët shqiptarë. Mbi 95% e picerive ofrojnë shërbimin e shpërndarjes dhe Innbox Media krijon mundësinë e brandimit të të gjitha kutive të tyre të picave.

Targetimi me Innbox Media është më i kollajshëm se me çdo kanal tjetër komunikimi.

Një avantazh tjetër (në krahasim me OOH tradicional) është mundësia për të segmentuar audiencën dhe për të synuar saktësisht një profil specifik demografik duke zgjedhur vendet e picave në zona specifike. Është ideale për biznese të reja ose për ato ekzistuese që po hapin dyqane/showroom të reja, të cilat mund të njoftojnë konsumatorët e zonës për vendndodhjen e tyre, nëpërmjet kësaj metode.

  • Mund të jesh kreativ deri në limitet e fantazisë
  • Mesazhi përcillet pastër dhe qartë
  • Ofron një kohë të gjatë ekspozimi – para, gjatë dhe pas ngrënies
  • E arrin konsumatorin kur është duke e shijuar kohën e tij dhe sigurisht në humorin më të mirë të mundshëm.
  • Mund të targetosh lehtësisht (demografikisht, gjeografikisht dhe sipas niveleve financiare)
  • Ofron mbulim të gjerë demografik dhe gjeografik (Innbox Media bashkëpunon me 95% të picerive në Tiranë duke përfshirë shpërndarësit më të mëdhenj – ndërsa nuk ka limite moshe në porositjen e picave).
  • Një kuti pice arrin mesatarisht 2 persona x 10 min minimumi ekspozim të reklamës.

Për më shumë informacion www.innboxmedia.al ose info@ozmarketing.com.al

Shënim: Për një pjesë të informacioneve, autorja i është referuar www.adzze.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0