Mjeshtëria e shitjes. Pse komunikimi afarist dhe shitja me telefon janë të rëndësishme?! - Business Magazine Albania

Mjeshtëria e shitjes. Pse komunikimi afarist dhe shitja me telefon janë të rëndësishme?!


Shkruar nga Denis Gafurri

Përmes komunikimit me telefon çdo minutë, në mbarë botën bëhën marrëveshje bashkëpunimi dhe shitblerjesh prej miliarda euro.

Shumë prej nesh kemi telefona të mençur, të shtrenjtë dhe mund të mendojmë që të gjitha punët mund t’i kryejmë me aplikakione të ndryshme. Shumicën e mundësive që na ofrojnë telefonat smart nuk i përdorim. Më së shumti përdorim bisedën në telefon, të cilën nuk e bëjmë në mënyrë profesionale.

Shumë kompani po harrojnë sa me rëndësi është telefoni si mjet tradicional i komunikimit me konsumatorin në kohën e sotme, kur kemi shumë vëmendje tek media sociale. Telefoni ofron një komunikim më personal dhe na ndihmon të intergrohemi në kohë reale në komunikim dy palësh.

Të gjithë ne e dimë sa rëndësi ka në komunikim qasja e duhur dhe profesionale.

Jemi të vetëdijshëm sa herë i kemi humbur mundësitë e të bërit biznes për shkak të mos përgatitjes së duhur për komunikimin me telefon. Klienti krijon përshtypjen e parë për ju, pikërisht kur komunikoni me dikë dhe nuk kemi një mundësi të dytë për të përsëritur mesazhin.

Sipas fjalëve të para që thoni, sipas tonit të zërit, energjisë që përcillni dhe përmbajtjes së bisedës, krijoni imazhin tuaj në mendjen e tij.

Avantazhet e telefonint

Një përgatitje e duhur tregtare modernizon komunikimin e duhur mes organizatës dhe konsumatorit. Ka mundësi të shkëmbimit më të shpejtë të informacioneve krahasuar me email. Është më personale dhe më lehtë për t’u pëdorur. Më e rëndësishmja është që me komunikimin me telefon mund të ndërtojmë më lehtë një raport me bashkëbiseduesin.

Dhe, kur ke raporte të mira i ke të gjitha. Ka plotë raste ku punonjësit kanë një raport shumë të mirë me klientin, pa e takuar personalisht, që i ndihmon ata të bëjnë një afarizëm të suksesshëm.

Për të qenë një hap përpara konkurrencës, nevojitet që secili prej punonjësve të kompanisë, të mund të ofrojë një eksperiencë më të mirë për konsumatorin.

Pasja e qasjes së duhur nga ju dhe punonjësit tuaj mund t’i japë një perfomancë shtesë aktivitetit tuaj tregtar.

Për shumicën e personave në afarizëm, komunikimi me telefon apo thirrja nëpërmes telefonit është puna më e vështrirë në procesin e punës.

Për të mësuar më shumë ju dhe stafi juaj, mund të aplikoni në trajnimin: “Qasja e duhur e komunikimit afarist dhe e shitjeve përmes telefonit”.

Për lexuesit e Businessmag.al të cilët aplikojnë sot në trajnim do të fitojnë 55% ZBRITJE. Pjesën tjetër e mbulon Businessmag.al (125euro- 55%= 56.24 euro për person). Oferta vlen vetëm sot 14.01.2019!

Numri i kufizuar i pjesmarrësve.

Për rezervime dhe informacion kontaktoni në +38345510009 ose në sales@denisgafuri.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0