Mjeshtëria e shitjes (4): Rëndësia e shtrëngimit të duarve - Business Magazine Albania

Mjeshtëria e shitjes (4): Rëndësia e shtrëngimit të duarve


Shtrëngimi i duarve hyn në komunikimin me trup, i cilin tregon shumë për ne dhe për karakterin tonë gjatë takimit me bashkëbiseduesin, kështu që duhet t’i japim kujdes të veçantë dhe ta mësojmë mirë.

Mendohet që shtrëngimi i duarve e ka zanafillën e thellë para mijëra vitesh kur njerëzit para se të takoheshin qaseshin me një hapje të duarve dhe me zgjatje të dorës për shtrëngim duke dëshmuar që vijnë në paqe dhe nuk janë të armatosur. Në figurën më poshtë keni një dëshmi të shtrëngimit të duarve të dy ushtarëve në shekullin V para erës sonë.

mjeshteria-e-shitjes-4-rendesia-e-shtrengimit-te-duarve-business-mag

Në disa kultura siç janë në Lindjen e Largët, zakonisht tek budistët nuk preferohet fare shtrëngimi i duarve dhe është zëvendësuar me bashkim të dy shuplakave i quajtur “Gjesti Namaste” me përcjellje me një përkulje të lehtë me kokë dhe me një buzëqeshje të lehtë. Edhe në këtë rast para se të takohet shihen se duart janë të zbrazëta, pa armë, që vjen në paqe. Besohet që shmangja e shtrëngimit të duarve në lindje është bërë për shkaqe higjenike, gjë që është e logjikshme.

Rituali i shtrëngimit të duarve në të cilin dy persona përshëndeten njeri me tjetrin zakonisht bëhet para takimeve, gjatë ofrimit të urimit apo komplimenteve, me arritjen e ndonjë marrëveshjeje, gjatë ndonjë aktiviteti garues sportiv, etj. Qëllimi është që të ndërtoj besim, respekt dhe barazi.

Zakonisht marrëveshjet zyrtarizohen dhe urohen me shtrëngim të duarve, në disa raste përcillet edhe me buzëqeshje dhe me puthje në faqe. Në disa kultura shtrëngimi i duarve mes mashkullit dhe femrës shmanget, siç është rasti te disa shtete të besimit Islam në Lindje të Mesme dhe Arabi.

Dua të kujtoni vetën në një situatë kur jeni takuar për herë të parë me dikë dhe i keni shtrënguar duart, çfarë përshtypje të parë keni fituar për personin në fjalë.

Shtrëngimi i duarve inkuadron prekjen dhe ka raste kur njerëzit, përveç se kur është domosdoshme për shkak të bartjes se mikrobeve gjatë shtrëngimit japin vetëm një përshëndetje me ngritje të dorës.
Shtrëngimi i dorës në mënyrë të duhur hap shumë dyer të cilat nuk mund të hapen në mënyra të tjera.

mjeshteria-e-shitjes-4-rendesia-e-shtrengimit-te-duarve-business-magPreferohet të përdorni shtrëngimin e duarve me një shtrëngim të drejt si në figurën anash, të jetë i drejt relativisht i fortë, stabil, me shtrëngim apo mbulim me gishtin e madh të dypalëve. Kjo nënkupton që ne jemi në kushte të barabarta, unë dua të njihemi dhe mund të më besosh. Duhet kontrolluar nëse duart para se të takoheni me dikë duhet të janë të pastra, të mos janë të ftohta apo të djersitura, për shkak se shkaktojnë irritim të bashkëbiseduesit dhe japin një imazh të keq për ju.mjeshteria-e-shitjes-4-rendesia-e-shtrengimit-te-duarve-business-mag

Në anën tjetër janë disa shtrëngime, në të cilat duhet të vërejmë, siç janë shtrëngimi i duarve “peshku i butë”, i cili zakonisht është një shtrëngim i duarve i dobët, ku njëra palë e jep vetëm majën e shuplakës (vetëm pjesën e gishtërinjve), e që reflekton se personi në fjalë nuk ka vetëbesim, po e ndien veten në pozitë të parehatshme, po ju shtrëngon dorën për shkak se i duhet gjithsesi.

E mendoj ai ashtu, apo jo, kjo është përshtypja të cilën e jep, kjo mund t’i ndodh çdokujt. Unë e preferoj kur ndodh kjo, të përsëris shtrëngimin e dorës me një shtrëngim të fortë dhe stabël si përmirësim i gabimit.

mjeshteria-e-shitjes-4-rendesia-e-shtrengimit-te-duarve-business-magShtrëngimi i tretë i dorës është shtrëngimi i duarve agresive, me siguri që të gjithë e dimë këtë . Është një shtrëngim i duarve i cili quhet shtrëngim i thyerjes së kockave të shuplakës i cilin përcjell dhembje të dorës.

Është një sjellje agresive që demonstron forcën e tepruar dhe ky lloj i shtrëngimit të duarve nuk preferohet. Këtë shpeshherë e përdorin gjinia mashkullore, por ndodh edhe te gjinia femërore, zakonisht në rastet kur kanë rivalitet. E kam patur një komshi i cili kishte shprehi të shtrëngont duart shumë si meshkujve ashtu edhe femrave. Njerëzit e tillë nuk janë të mirëseardhur në shoqëri.

mjeshteria-e-shitjes-4-rendesia-e-shtrengimit-te-duarve-business-magShtrëngimi i katërtët i duarve është kur personi me të cilin e shtrëngoni dorën gjatë shtrëngimit e kthen dorën tuaj përfund dorës së tij që nënkupton se ai dëshiron të dominoj mbi ty. Nuk jua sugjeroj këtë lloj të shtrëngimit të duarve për shkak se e poshtëron personin.

Nëse personi e shtrëngon dorën dhe e rrotullon dorën e tij përfundmi dorës tuaj ajo nënkupton që ai e pranon superioritetin tuaj ndaj tij.

Shtrëngimi politikan i duarve quhet kur me dy duar ju shtrëngon dorën tuaj. Këtë mënyre të shtrëngimit e quajnë edhe shtrëngim i predikuesve Hoxhëve dhe Priftërinjve. Kjo metodë nuk është e preferuar në takime afariste.

Si përmbyllje mund të themi që shtrëngimi afarist thjesht duhet të jetë siç e thamë më parë në pozitë të drejtë, të jetë i fortë deri në një masë të stabilitetit që ka domethënie, ku mund të më besosh, unë dua të punoj me ty, është një mënyrë e sinqertë për të ndërtuar besimin. Kjo të jetë e përcjell me një buzëqeshje të lehtë të sinqertë dhe me shikim drejt në sy.

Për më tepër informacione, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj mund të më kontaktoni në:
Email: denis.gafuri@smardonline.com
Twitter:@DenisGafuri
LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
Facebook: https://www.facebook.com/denis.gafuri

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0