Mjeku kinez që diagnostikoi rastet fillestare në Wuhan: Autoritetet fshehën shifrat reale - Business Magazine Albania

Mjeku kinez që diagnostikoi rastet fillestare në Wuhan: Autoritetet fshehën shifrat reale

Një mjek kinez ka konfirmuar që zyrtarët e Wuhan-it kanë mbuluar shkallën e shpërthimit fillestar. Profesori Yuen Kwok-yung, i cili vizitoi ish-epiqendrën e koronavirusit në janar për të ndihmuar në diagnostikimin e rasteve, i tha BBC-së që autoritetet lokale shkatërruan provat fizike dhe siguruan përgjigje ‘të ngadaltë’ për gjetjet klinike.

Ai u shpreh: ‘’Unë dyshoj se ata kanë bërë disa mbulime lokale në Wuhan. Zyrtarët lokalë që supozohet të transmetojnë menjëherë informacionin nuk e kanë lejuar që kjo të bëhet aq shpejt sa duhet’’. Kina është përballur me skepticizëm të gjerë në lidhje me origjinalitetin dhe transparencën e shifrave të saj Covid-19. Kjo nuk është hera e parë që eksperti nga Hong Kong ka vënë në dyshim trajtimin e qeverisë për koronavirusin.

Mikrobiologu 63-vjeçar tha në qershor se numri i vërtetë i infeksionit mund të jetë 2.2 milion, ose 32 herë sesa numri zyrtar i qeverisë.   Ai dhe ekipi i tij nga Universiteti i Hong Kongut njoftuan zbulimin pas analizimit të mostrave nga njerëzit e Hong Kongut që ktheheshin nga krahinat e prekura. Por studimi i tyre u dënua nga mediat shtetërore të Kinës, të cilat vunë në dyshim nëse Prof Yuen po ndihmonte Shtetet e Bashkuara.

Daily Mail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0