Mjaft e krahasuat jetën tuaj me atë të të tjerëve - Business Magazine Albania

Mjaft e krahasuat jetën tuaj me atë të të tjerëve


Miqtë tuaj po fluturojnë për në Venecia për festën e tyre të beqarisë? Faqja juaj e Facebook dhe Instagram është e mbushur me makina të shtrenjta, dhurata të kushtueshme dhe dreka e darka nëpër restorante prestigjoze? Është e lehtë të ndjekësh dhe ti këtë ritëm, të bësh të njëjtat postime dhe të njëjtat blerje si ata. Megjithatë, ti ke vetëm një jetë kështu që pse mos të jetosh aq mirë sa pjesa tjetër?

Mesa duket, fakti që ti ka vetëm një jetë është pikërisht arsyeja përse duhet të mos e krahasosh jetën dhe financat e tua me ato të tjerëve. Frika e humbjes, ose FOMO, është një fenomen i dokumentuar që i shtyn shumë të rinj të bëjnë krahasime të vazhdueshme mes jetës dhe tyre dhe jetës së të tjerëve – dhe kjo i nxit ata të shpenzojnë më shumë para në gjëra të cilat ata nuk mund t’i përballojnë.

Këtu janë renditur 4 arsyet përse kjo është mënyra e gabuar për të arritur qëllimet tuaja financiare.

1. Ec me hapin tënd.

Të jetosh sot për nesër nuk është një gjë e mirë. Por për shumë njerëz është një fazë e përkohshme ndërkohë që ata piqen financiarisht. Nëse qëllimi juaj është të ecni përpara, mos u nxitoni. Të jetosh duke kursyer është një opsion i mirë i cili iu lejon të grumbulloni para dhe të rriteni financiarisht.

2. Ti do të përfundosh duke jetuar jetën e dikujt tjetër.

Ju dëshironi të bëni jetën e miqve tuaj duke bërë shpenzime të mëdha, në mënyrë që ju të fitoni një punë si të tyren. Ju mund të fitoni paratë që gjithmonë keni dëshiruar por nëse jeni të prirur për të qenë një mësues, a do të jeni të lumtur? Ose ndoshta ëndrra juaj është të jeni një avokat, por ju nuk do të donit t’i zëvendësonit fundjavat tuaja me miqtë me projektligje apo duke studiuar çdo natë faqe pambarim.

Aftësia për të blerë dhe për të bërë të njëjtat gjëra si miqtë tuaj nuk sjell të njëjtën kënaqësi si ajo e ndjekjes së ëndrrave dhe qëllimeve personale. Një karrierë kuptimplotë përmirëson rritjen personale dhe iu plotëson profesionalisht, e në të njëjtën kohë ndihmon në uljen e stresit. Bëni zgjedhjet tuaja dhe në fund do të arrini lumturinë shpirtërore.

3. Miqtë tuaj janë duke bërë zgjedhje të varfëra.

Sigurisht që makinat e fundit me shkëlqim verbues janë imazhi perfekt i suksesit financiar, por iu nuk ja keni idenë se si i fitojnë paratë ata njerëz që i zotërojnë ato. Ata mund të jenë të zhytur në borxhe dhe kjo mund të jetë makina e fundit që ata do të kenë në pronësi.

Ti nuk je i vetmi person i cili tundohet për të harxhuar në mënyrë që të mbaj të njëjtin ritëm me të tjerët. Ata të cilët ju po mundoheni t’i kopjoni mund të jenë duke u shtirur dhe vetë.

4. Secili prej nesh ka qëllime të ndryshme.

Buxheti i mikes tuaj mund t’i lejoj asaj të shpenzojë për dy palë këpucë të reja Jimmy Choos dhe 3 dreka të shtrenjta çdo javë, sepse këto gjëra janë të rëndësishme për të. Ju mund të keni të njëjtën pagë, por qëllimet tuaja për të kursyer para apo për të paguar kredinë e shtëpisë sigurisht që janë të ndryshme.

Qëllimet tuaja nuk duhet të jenë të njëjta me ato të miqve tuaj. Ju mund të shijoni një drekë jashtë një herë në muaj dhe në të njëjtën kohë të kurseni para për prioritet tuaja.

Kur krahasoni jetën tuaj dhe financat me të tjerët, ju po lejoni që qëllimet dhe gabimet e tyre të bëhen dhe tuajat. Fokusohu në aspiarate tua dhe vendimet e duhura financiare do të jenë më të thjeshta dhe më të kënaqshme.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0