Mitet e gabuara rreth gjuhës së trupit - Business Magazine Albania

Mitet e gabuara rreth gjuhës së trupit

Mitet e gabuara mbi gjuhën e trupit

Pavarësisht rëndësisë së pamohueshme që ka komunikimit jo–verbal, shumë mite dhe besime të rreme e zmadhojnë rëndësinë e tij. Ja cilat janë 10 mitet e gabuara rreth gjuhës së trupit.

  1. Mund të zbulohet mashtrimi i dikujt bazuar në sjelljet e tij jo–verbale

I rremë. Nuk ka asnjë sjellje të vetme që të tregojë mashtrimin. Ne duhet t’i pranojmë ato thjesht për atë që janë: shenja stresi, ankthi, shqetësimi, dëshpërimi, dyshimi, tensioni, nervozizmi etj, por jo mashtrimi.

  1. Poligrafi mund të zbulojë gënjeshtrat

Një mit i madh. Poligrafi nuk mund të zbulojë dot gënjeshtrat. Saktësia e testit të poligrafit ka qenë prej kohësh e diskutueshme. Problemi themelor: S’ka asnjë provë, se ndonjë model reaksionesh fiziologjike është unike për njerëzit që mashtrojnë. Pasi një njeri i ndershëm mund të jetë nervoz edhe kur thotë të vërtetën, ndërsa një gënjeshtar mund të mos jetë aspak në ankth.

  1. Kruajtja në dorën e djathtë, tregon nevojën për ndihmë, ajo në të majtë tregon një pasiguri të përkohshme

Ky mit bazohet tek kërkimet që tregojnë se dora e djathtë është e lidhur me gjysmën e majtë racionale të trurit, ndërsa dora e majtë është e lidhur me gjysmën e djathtë emocionale të trurit. U argumentua se kruajtja tek secila dorë tregon gjendje të ndryshme të brendshme.

Por të dyja hemisferat e trurit janë thellësisht të ndërlidhura, dhe nuk funksionojnë plotësisht të pavarur nga njëra-tjetra. Ndërkohë, s’ka asnjë provë empirike për të mbështetur një marrëdhënie shkakësore, midis ndjenjës së pasigurisë dhe kruajtjes me një dorë të caktuar.

  1. Ka 3 lloje të ndryshme njerëzish, dhe ju mund t’i tregoni personalitetet dhe stilet e tyre të komunikimit bazuar në gjuhën e trupit

Ky mit bazohet në pretendimin se të gjitha qeniet njerëzore i përshtaten njërës nga 3 profilet e veçanta neurologjike. Por kjo nuk mbështetet nga kërkimet shkencore, dhe njerëzit janë shumë kompleks për t’u ndarë në vetëm 3 kategori.

  1. Përbuzja është e vetmja shprehje asimetrike e shfaqur në fytyrë

Ky argument buron nga besimi se ekziston vetëm një emocion i veçantë i pranishëm në fytyrën tonë në çdo kohë, që ka veçori specifike, dhe se tiparet asimetrike nuk mund të shoqërojnë asnjë emocion tjetër përveç përbuzjes. Por kini parasysh faktin se emocionet janë rrallëherë të izoluara.

Ato janë dinamike dhe shumë fluide, të mbivendosura, ndonjëherë kontradiktore dhe komplekse. A jeni ndjerë ndonjëherë edhe i lumtur edhe i trishtuar, i emocionuar për një mundësi të re, por edhe i nervozuar për një ndryshim të caktuar? Shprehjet tona të fytyrës nuk janë gjithmonë tregues të vetëm një emocioni të caktuar, dhe një shprehje asimetrike nuk tregon gjithmonë përbuzje.

  1. Gënjeshtarët e shmangin kontaktin sy më sy

Siç tregoi studimi i psikologut të famshëm Aldert Vrij, gënjeshtarët përfshihen më shumë në kontaktin me sy, pasi duan të sigurohen se po besohen nga të tjerët. Pastaj duhet të kemi parasysh se në shumë kultura, njerëzit mësohen të shohin përtokë dhe të shmangin kontaktin me sy kur janë të penduar për një sjellje të gabuar.

  1. 93 për qind  e të gjithë komunikimit njerëzor është joverbal

Kjo shifër buron kryesisht nga keqkuptimi i një studimi klasik nga Albert Mehrabian. Mehrabian nuk deklaroi në asnjë rast, që ne mund t’i vendosim një përqindje të saktë të elementit verbal kundrejt atij jo–verbal në komunikimin në përgjithësi. Por në atë studim të veçantë, elementi jo–verbal ishte 93 për qind. Por komunikimi është i rrjedhshëm dhe refleksiv, sipas situatave. Prandaj nuk ka një ndarje fikse.

  1. Kryqëzimi i krahëve rreth belit do të thotë “Qëndro larg meje!”

Në një studim timin, unë kam zbuluar se kjo sjellje mund të jenë një sinjal shqetësimi. Por, kam zbuluar gjithashtu se më shpesh sesa jo, kjo sjellje është thjesht një mënyrë e rehatshme përmes se cilës ne çlodhim krahët.

Shpeshherë, kryqëzimi i krahëve nuk është gjë tjetër veçse një sjellje vetë-ngushëlluese, kur presim që diçka të fillojë, kur jemi të përfshirë në një bisedë, apo edhe kur jemi të mërzitur. Fëmijët e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Ajo që ka rëndësi është konteksti dhe gjestet jo–verbale shoqëruese

  1. Nëse një person i përgjigjet një pyetjeje duke prekur fillimisht hundën, ai po gënjen

Ne e prekim fytyrën tonë gjatë gjithë ditës, si një mekanizëm për t’u qetësuar. Dhe e bëjmë këtë natyrshëm në shumë situata. Prandaj as kjo dhe as ndonjë sjellje tjetër e izoluar, nuk tregon mashtrim.

  1. Nëse një person sheh poshtë nga e majta ose e djathta, para se t’i përgjigjet një pyetjeje, është duke gënjyer

23 nga 24 studimet mbi këtë çështje, të rishikuara kohët e fundit, e kanë hedhur poshtë këtë hipotezë. Nuk ekziston asnjë provë shkencore që të sugjerojë se sjellja e syve apo shmangia e shikimit të tjetrit në sy, mund të vërë në dyshim vërtetësinë e asaj që po thotë.

“Psychology Today”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0